logo DermoLife Academy

Dermolife Academy eshte shkolle e Estetikes se Avancuar. Me nje program studimi 2-vjecar, e akredituar nga Ministria e Punes dhe Mireqenies Sociale

Orari
  • E Hene - E Shtune
    8.00 - 19:30
  • E Diel
    Pushim

Copyright ©2022 Dermolife Academy

Informacione

dallimi midis dietologut dhe nutricionistit

Nutricioni eshte shkenca qe studion perberjen, fuksionin dhe efektin e ushqimeve ne trupin e njeriut. Ky koncept perfshin analizen e komponenteve te ushqimit, si proteina, yndyrnat, karbohidratet, vitaminat dhe mineralet, si dhe menyren se si trupi i perdor ato. Nutricioni nuk eshte thjesht nje menyre per te shenuar kalorite, por eshte nje hulumtim i thelluar i menyres se si ushqimi ndikon ne shendetin dhe mireqenien tone.

Me njohurite e duhura ne nutricion, mund te arrini nje stil jetese te balancuar dhe te shendetshme qe mund te ndihmoje ne forcimin e anti-trupave ne sistemin tone imunitar dhe ne permiresimin e performances se pergjithshme trupore. Nepermjet nutricionit ju mund te permiresoni jeten e gjithesecilit, te parandaloni semundjet kronike dhe te menaxhoni luhatjet ne peshe dhe nivelin e energjise, nje problematike e cila shqeteson nje number te madh individesh ne ditet e sotme.

Ku qendron dallimi ndermjet nutricionistit dhe dietologut?

Dallimi kryesor ndermjet nutricionistit dhe dietologut eshte ne nivel akademik. Keto dy profesione kane qasje te ndryshme ne studimin dhe perdorimin e njohurive te nutricionit. Me poshte do te gjeni dallimet e tyre kryesore:

Nutricionist:
a) Nutricionist eshte nje specialitet, me nje fokus me te gjere ne njohurite themelore rreth ushqimit dhe efekteve te tij ne shendet.
b) Perqendrohen ne ofrimin e keshillave te pergjithshme duke mbeshtetur nevojat baze te klienteve.
c) Mundesi punesimi ne fusha te ndryshme, duke perdshire edukimin publik, shendetin publik, restorante, start-ups, qendra private mjekesore, institucione shendetesore, etj,.

Dietolog:
a) Dietologjia eshte nje dege e specializuar e nutricionit e cila fokusohet ne trajtimin e patologjive te caktuata ose nevojave te veçanta shendetesore nepermjet hartimit te regjimeve ushqimore.
b) Perqendrohen ne keshillimin e klienteve me nevoja te veçanta, duke perfshire trajtimin e alergjive ushqimore, diabetin, semundjet kardiovaskulare dhe çeshtje te tjera shendetesore.

Gjithesesi, dallimi midis ketyre dy profesioneve mund te ndryshoje ne varesi te vendeve dhe ligjeve vendore. Ne disa vende, termi “nutricionist” dhe “dietolog” mund te kene perkthime te ndryshme.