Trajnim individual mbi Botox-in

trajnimi botox

Informacion i përgjithshëm se cfarë është botoxi:

BOTOX eshte nje material që përmban botulin toxin tipi A.Në doza të vogla, te holluara, toksina injektohet në muskuj të vegjël duke i relaksuar dhe zbutur rrudhat.
Botox mund të përdoret dhe për trajtimin e djersitjes seë shtuar dhe keloideve.
Botoksi bllokon impulse nervore që shkojnë në muskujt e vegjël dhe parandalojnë këta muskuj që të mblidhen.Në këte mënyrë, lëkura sipër lëmohet dhe shtrihet pa rrudha.Botoxi vepron vetëm ne muskuj specific që do të trajtohen dhe jo në muskujt e tjere afer,prandaj është e nevojshme një njohje e mirë e anatomisë së muskujve të fytyrës.
Botoxi futet ne shiringa me majë te hollë dhe specifike për këtë lloj trajtimi prandaj dhe diskomforti është shumë i vogël gjatë trajtimit.Zakonisht trajtohen rrudhat e ballit, “muskuli I zemerimit” midis vetullave, rrudhat rreth syve apo ”këmbët e pulës” që quhen ndryshe si dhe rrudha të tjere të fytyrës apo qafës.


Sa zgjat efekti i botoxit?
  • Nje përfitim i trajtimit është se ai eshte i përkohshëm.
  • Efekti zgjat mesatarisht 3-6 muaj pas trajtimit të parë.
  • Për të mbajtur një rrezultat optimal, mund ta perserisni 2-3 herë në vit.
  • Megjithëse është parë që pas trajtimit të parë, efekti i BOTOX në trajtimet e radhës zgjat edhe më shumë.
  • Mos kini frike se pas mbarimit te efektit rrudhat tuaja do duken me keq, perkundrazi ato permiresohen me shume.
  • Perdorimi i tyre mund të kryhet edhe në mosha të reja mbi 18 vjec.

Cilat janë efektet anësore?
  • Të gjitha llojet e trajtimeve që ne bejme mund te shkaktojne efekte anësore dhe komplikacione. Efektet e padëshiruara të BOTOX janë shumë të rralla, edhe pse produkti ka përdorime mbi 16 vjet pothuajse në më shume se 60 vende të botës.
  • Efekte anësore mund të shihen si nxirje, dalje gjaku në vendin e injektimit, ngritja apo ulja e vetulles, që rikthehet per 1-2 jave.
  • Duke qënë se efektet e BOTOX janë të përkohshme atëherë nuk ka patur raporte për efekte anësore permanente të tij.
  • A mund te kombinohet BOTOX me trajtime te tjera?
  • Mund të kombinohet me trajtime si peeling kimik, fillera, trajtime me laser.
  • BOTOX është i vlefshëm dhe si trajtim shtesë i operacioneve plastike –tërheqjes së lëkures dhe operacioneve te kapakëve të syve (blefaroplastikes).
  • Nëse do bëni trajtime të tilla duhet patjetër konsulta me mjekun dermatolog për të marre keshillat e nevojshme pasi ka disa sëmundje ku në këta persona.
  • BOTOX nuk mund të përdoret apo të shoqërohet me disa lloj medikamentesh. Megjithatë mund të përdoret pa rrezik, si në fushën estetike, ashtu edhe në trajtimin terapeutik të sëmundjeve të caktuara. Me kusht që natyrisht të jetë në duart e një mjeku me përvojë. Injektimi bëhet në sasi të tilla minimale në mënyrë që të mos ketë efekte të dëmshme.
Ky trajnim do te zhvillohet ne dy pjese:

1. Pjesa teorike:
    Në pjesën teorike do të trajtohen temat e mëposhtme:
  • Si vepron botoxi?
  • Si bëhet trajtimi?
  • Cilat janë efektet e mira dhe ato të padëshiruara?
  • Sa kohë zgjat veprimi i tij për eleminimin e rrudhave?
  • Në cfarë moshe mund të perdoret?
  • A mund të kombinohet BOTOX me trajtime te tjera?
  • A është botoxi i sigurt?
2. Pjesa praktike

Në pjesën praktike, kursanti do të prezantohet me procedure e aplikimit të botoxit dhe do te praktikojë aplikimin e tij duke evidentuar kështu specifikat në cdo rast, si dhe duke mësuar më tej mbi teknikat dhe sasitë me të cilat fillohet dhe ndiqet në vazhdimesi procedura.

Stafi Pedagogjik

Dokotreshe Lida Hoxha
Dr. Lida Hoxha
MJEKE DERMOESTETISTE
Dr. Claudio Bernardi
Dr. Claudio Bernardi
KIRURG PLASTIK DHE ESTETIK
Dr. Arjola Nano
Dr. Arjola Nano
MJEKE ESTETISTE
Dokotreshe Anisa Cela
Dr. Anisa Cela
MJEKE ESTETISTE

Ne perfundim te ketij trajnimi, kursanti eshte i afte te mesoje:


  • Cfarë është botoxi dhe indikacionet e përdorimit të ij
  • Specifikat e teknikave të aplikimit të tij
  • Cfare efektesh presim të këmi, si dhe të njohë kujdesin post procedurës
  • Benefitet e aplikimit të botoxit në krahasim me procedura të tjera të ngjashme
  • Cfarë rutine i rekomandohet pacientit post-procedurës


Ne fund te ketij trajnimi individual ju do te pajiseni me certifikate!