-
Tema:
Masterclass Teknikat e Peeling
-
Vendi:
MAK Albania
-
Data Fillimit:
27 Nentor, 2021
-
Data Mbarimit:
27 Nentor, 2021
-
Pjesmarrja:
----
Pershkrimi
Peeling kimik eshte nje proçedure jo invasive, e cila ne vetvete perfshin nje sere metodash te cilat perdoren per te trajtuar rrudhat dhe “imperfeksionet” e lekures. Ky trajtim konsiston ne aplikimin ne lekure te nje lende kimike qe synon eliminimin e qelizave te vdekura te lekures duke stimuluar keshtu riperteritjen e qelizave te reja. Ne kete menyre, lekura arrin te hidratohet lehtesisht, te duket me rinore dhe te ndihet e bute.
Ne Dermolife , kjo proçedure realizohet nga mjeket dermatologe duke e ofruar keshtu proçedure jo vetem me te sigurt, por edhe me te efektshme. Ne Kliniken tone, per arritjen e rezultateve optimale, ofrohet trajtimi me produktet teper cilesore si dhe ofrohen proçedura te personalizuara per çdo pacient, duke perdorur si plotesuese dhe ndihmese te terapise acidet Mandelik, Jessner, Ferulik, Laktik, Glikolik apo Piruvik ne koncentrate te larta.
Klinika Dermolife e cila gjithmone eshte ne kerkim te risive si dhe e gatshme per te sjelle e para metodat me te fundit qe perdoren gjeresisht ne bote kryesisht per te trajtuar pamjen estetike .
Se fundmi, ne bashkepunim me Dermolife Academy si dhe lektoreve me te mire ne Itali, persa i perket trajtimit te peeling , do te mbahet nje prej masterclass-eve me te kerkuar per trajtimin e kesaj procedure. Ne kete trajnim i cili fton te gjithe estetistet, te gjithe llojet e profileve mjekesore por edhe te gjithe individet e interesuar qe duan te mesojne dhe te praktikojne metodat me te fundit qe perdoren sot ne bote per trajtimin e peeling .
Prf.Dr Giuseppe Mancini , i cili eshte trajnuesi me i mire ne Itali persa i perket “ Peeling “dhe teknikave te saj, me nje curriculum te pasur me arritje profesionale, sidomos ne fushen e estetikes ne te cilen eshte diplomuar ne nivelin e ekselences, doktori vjen ekskluzivisht ne Tirane date 27 Nentor 2021 , mundesuar nga Dermolife Academy per te trajnuar te gjithe te interesuarit ne fushen e estetikes, mjekesise dhe jo vetem, por edhe te gjithe ata qe duan te mesojne me shume rreth kesaj teknike.
Ne fund te trajnimit secili prej pjesemarreve do te njihet me teknikat, pergatitjen e lekures para trajtimit , procedura , si duket lekura pas trajtimit , sa seanca rekomandohen si dhe cfare rekomandohet pas trajtimit . Ne fund studuenti pajiset me nje certifikate mbi aplikimin e peeling , e cila do te njihet edhe pertej kufijve. Ftojme te gjithe te interesuarit ne fushen e mjekesise dhe estetikes por edhe te gjithe personat qe duan te mesojne me shume rreth kesaj teknike, te marrin pjese dhe te mos humbasin nje nga “Masterclass” me te kerkuar nderkombetarisht.