PROGRAMI 1 VJECAR

Informacionet e detajuara mbi programin e studimit 1 vjecar

Programi 1 Vjecar

Ne programin e studimit 1-vjecar,ju do te pajiseni me njohurite e plota dhe gjitheperfshirese ne te gjitha drejtimet e fushes se estetikes ne nje periudhe kohore relativisht te shkurter.

Programi konsiston ne pergatitjen teorike te nderthurur me praktiken te cilat zhvillohen prane ambjenteve te klinikes Dermolife, ku cdo dite marin sherbim paciente me problematika dhe tipologji te ndryshme te lekures. Ne kete menyre arrihet aftesimi i studenteve tane per te trajtuar dhe sherbyer profesionalisht pacienteve te tyre ne te ardhmen. Krahas studimit mbi estetiken dhe nendeget qe ajo perfshin, studenti informohet mbi teknologjite dhe studimet shkencore me te fundit ne kete fushe. Studentit i ofrohet ne kete program studimi edhe njohurite baze mbi Sociologjine, Psikologjine, Etika profesionale ,Menaxhim i biznesit duke i dhene nje formim te plote dhe te sigurt per te qene I sukseshem ne karieren e tij.
Ne fund cdo student pajiset me nje çertifikate profesionale, e cila njihet brenda dhe jashte vendit, e cila ofron edhe mundesine e te pasurit nje biznes privat ne kete fushe, duke ju pergatitur njekohesisht te jeni edhe nje sipermarres I suksesshem.

Cfare trajton programi?

Dermokozmetika eshte dega ku kozmetika dhe dermatologjia ose bukuria dhe shendeti, takohen. Duke njohur llojet e lekures, anatomine dhe funksionet e saj, ne kemi nje kuptim me te mire se si reagon lekura ndaj faktoreve te jashtme siç jane rrezet e diellit ose ndotja apo faktoret e brendshem te ndryshem.

  • Anatomia dhe histologjia e lekures
    * Epiderma, Derma, Hypoderma, enet e gjakut, limfatike dhe nervat
  • Adnekset e lekures
    * Gjendrat e yndyres, Gjendrat e djerses, Gjendratekrine, Gjendrat apocrine, Floket, Thonjte
  • Imunologjia e lekures
    * Funksioni i lekures si barriere mbrojtese, pergjigja imunologjike ndaj ngacmimit te faktoreve te brendshem dhe te jashtem
  • Principet e diagnostikimit te semundjeve te lekures, metodat diagnostike
    * Elementet morfologjike primare, elementet morfologjike sekondare, shkaqet e semundjeve te lekures
  • Tipologjia e lekures, klasifikimi sipas Baumann(16 llojet)
    * Lekura e yndyrshme, Lekura e thate, Lekura sensitive
  • Crregullimet e pigmentimit dhe ngjyrat e lekures
    * Patologjite qe lidhen me ndryshimet e pigmentimit, si mund ti dallojme dhe ti trajtojme
  • Fiziologjia e lekures
    a) Funksioni mbrojtes
    b) Funksioni depozitues
    c) Funksioni sekretues dhe ekskretues
    d) Funksioni perthithes dhe frymeshkembyes
    e) Funksioni perceptues
    f) Funksioni metabolizues
    g) Funksioni pigmentues
  • Fizpatologji
    a) Faktoret qe ndikojne ne shfaqjen e patologjive te lekures
    b) Patologji qe prekin lekuren
  • Nutricioni dhe lekura
    * Dieta dhe Aknet, Qumeshti dhe Aknet, Jodi dhe Aknet, Cokollata dhe Aknet, Carotenoidet, Polifenolet
  • Biotina
    * CoQ10, Glukozamina, Acidet yndyrore, Acidi Hyaluronic, Fe (hekuri), Omega3/6, Niacina(B3), Selenium, Zinc, Vitamina A/E/C/D
  • Dieta Vegane dhe Vegjetariane
    * Reflektimi i tyre ne shendetin e lekures
  • Roli i teknologjise ne cilesine e estetikes
  • Celluliti
    a) Cfare eshte celuliti?
    b) Shkaqet e formimit te tij
    c) Trajtimi
  • Strijat
    a) Shkaqet e formimit te strijave
    b) A trajtohet kjo problematike dhe cilat jane metodat e trajtimit
  • Aknet
    * Fispatologjia, Shkaktaret, Fazat e krijimit, Trajtimi
  • Peeling kimik
    * Peeling siperfaqesor, Peeling e mesme, Peeling e thella
  • Veshtrim i pergjithshem mbi antomine e muskujve te fytyres
    * Njohja e anatomise se muskujve te fytyres
  • Trajtimet e lekures sipas llojeve
    * Lekura e yndyrshme, Lekura e thate, lekura normale dhe mikse
  • Dielli dhe rrezatimi ultraviolet
    a) Rezatimi UVA, UVB, UVC, Demtimet
    b) Solari
    c) Trajtimet riparuese
  • Kembet dhe problematkat e tyre
    a) Llojet e deformimeve te kembeve
    b) Menyrat e trajtimit te tyre
  • Refleksologjia
    a) Cfare eshte refleksologjia dhe si funksionon
    b) Lidhja e refleksologjise me estetiken
    c) Perdorimet dhe avantazhet e Refleksologjise
  • Parabenet
    a) Methylparaben
    b) Ethylparaben
    c) Butylparaben
  • Renia e flokut dhe metodat e trajtimit te tyre
    a) Cilat jane fazat e renies se flokut?
    b) Renia e flokut tek meshkujt dhe femrat, ecuria dhe prognoza
    c) Metodat e trajtimit te renies se flokut
  • Teknologjite e reja ne fushen e estetikes
    a) Inovacionet e reja ne fushen e estetikes
    b) Ndikimi i teknologjive te reja ne fushen e estetikes
    c) E ardhmja e estetiken
    d) Aparaturat me te fundit per trajtimet dhe kujdesin e lekures si: IPL, Radiofrekuenca, Oksigjenoterapia, Skin-test per lekuren, Oksigjenoterapia, Virtual Mesotherapy-Electroporation.
  • Nderveprimi i agjenteve farmaceutike dhe kozmetike ne permiresimin e barrieres se lekures
    a) Cfare nenkuptojme me agjente farmaceutike?
    b) Cfare nenkuptojme me agjente kozmetike?
    c) Dallimi dhe ndryshimi midis tyre
    d) Perfitimet e kombinimit te ketyre agjenteve
  • Enzimat ne kozmetologji
    a) Cfare jane enzimat dhe pse perdoren ne kozmetologji?
    b) Cilat jane disa nga enximat me te perdorura ne kozmetologji
  • Terminologjia e re (fjalori) i dermokozmetikes
    a) Gjuhet e huaja qe na ndihmojne ne shpjegimin e termave te dermokozmetikes
    b) Ore gjuhesore per terminologjine specifike
    c) Faktoret qe ndikojne ne pasurimin e vazhdueshem te ketij fjalori
  • Anatomia e sistemit lokomotor
    a) Veshtrim i pergjithshem mbi antomine e sistemit lokomotor te trupit b) Anatomia e muskujve te fytyres c) Anatomia e muskujve te trupit
  • Trajtimi i shenjave
    a) Agjente pastrues
    b) Agjentet hidratues
    c) Agjentet depigmentues
    d) Retinoidet
    f) Agjentet antinflamator
  • Teknologjite e reja ne estetike dhe ndikimi i tyre
    a) Kuptimi mbi teknologjine dhe arritjet e saj
    b) Roli i teknologjise dhe ndikimi te njeriu
    c) Perdorimi i Lazerit per depilim
  • Teknologjite e reja dhe ndikimi i tyre ne fushen e estetikes
    a) Lidhja e estetikes me teknologjine ne ditet e sotme
    b) Roli i teknologjise ne cilesine e estetikes
    c) Evolucioni historik i teknologjise estetike
  • Metodat e trajtimit te celulitit dhe strijave
    b) Masazhi anticelulit
    c) Plexer
  • Roli i higjenes ne suksesin e punes
    a) Ceshte higjena dhe permbajtja e konceptit
    b) Higjena dhe puna. Raporti midis tyre
    c) Ndikimi i higjenes ne suksesin personal te individi
  • Problematikat e lekures
    • Rosacea , etiologjia dhe trajtimi i saj
    • Dermatiti i kontaktit, dermatitis atopik
    • Dermatozat pruriginoze, urtikaria, ekzema, dermatitis seborhoik
    • Dermatofitozat
    • Dermatozat Virale
    • Tumoret e lekures
  • Mjekesia Estetike
    * Cfare eshte Mjekesia Estetike dhe aplikimet e saj brenda dhe jashte Shqiperise
    * Tendenca dhe risite e fundit
  • Kuptimi i etikes si shkence
  • Kuptimi i etikes dhe dermatologjise si shkence
  • Lidhja e etikes me estetiken
  • Problemet etike te nje profesioni
  • Shkeljet etiko profesionale ne praktike
  • Profesione te ndryshme dhe qellimet etike te tyre
  • Si ndikon nje profesion ne edukimin etik te punonjesve
  • Kuptimi i sociologjise si shkence
  • Komunikimi verbal dhe jo verbal
  • Pozicionet e trupit te njeriut dhe sinjalet e komunikimit
  • Veshjet si bote kuptim mesazhesh
  • Simbolet kulturore
  • Funksionet shoqerore te simboleve kulturore
  • Sistemet Simbolike
  • Lente te nderveprimit dhe komunikimit simbolik
  • Mesazhet gojore, tabute dhe simbolet kulturore
  • Kuptimi i psikologjise si shkence
  • Deget e psikologjise
  • Lidhja e psikologjise me estetiken
  • Psikologjia zhvillimore
  • Psikologjia sociale
  • Psikologjia klinike
  • Psikologjia e keshillimit
  • Hartimi i nje plan biznesi
  • Dhjete hapat e pare per fillimin e nje biznesi
  • Menaxhimi strategjik
  • Rekrutimi
  • Strategjite e marketingut
  • Struktura ligjore
  • Analiza PEST
  • Analiza SWOT
  • Kontrata
Trajtimet e fytyres
  • Sjellja e etikes profesionale me klientin
  • Njohurite baze te trajtimeve te fytyres
  • Trajtimi i thjeshte i fytyres
  • Trajtimi sipas tipit te lekures (e yndyrshme,e thate , normale, mikse)
  • Peeling kimik
  • Trajtimet kurative:
    * Per trajtimin e akneve
    * Per trajtimin e njollave kafe dhe hiperpigmentimet
    * Per trajtimin e Rosacea
    * Per trajtimet e shenjave pas akneve
  • Trajtime te fytyres me pajisjet me te fundit dermoestetike si ; Radiofrekuenca, IPL,Oksigjenoterapi ,Virtual Mesotherapy-Electroporation
  • Trajtimet antiage
  • Masazhet e fytyres
  • Hydrafacial.
  • ⁠Njohuri per vajrat esencial dhe teknikat teknikat per rigjenerimin e lëkurës.
  • ⁠Njohuri mbi maskat, tipet e ndryshme të maskave, hidrauese dhe kunder rrudhave.
  • ⁠Njohja me acidet e frutave; Teknikat e perdorimit te acideve, me perqindje perdorimi 15-20%.
  • ⁠Multivitaminat, njohuri mbi efektet rigjeneruese dhe aplikimi i tyre.
  • ⁠Trajtimi i miliave (depozitimeve dhjamore te vogla).
  • Epilim me Lazer
  • Njohja me pajisjet e lazerit dhe funksionimi i tyre
  • Aplikimi i gjatesise se vales sipas karakterisikave te qimes
  • Specifikat e perdorimit te lazerit sipas problematikave te lekures
  • Perdorimi i lazerit sipas zonave te caktuara te trupit
  • Trajtimet e celulitit:
  • Masazh anti-celulit
  • ⁠ Pajisjet dhe teknologjite ne dispozicion per trajtimin e celulitit

Ne perfundim te programit 1-vjecar, kursanti eshte i afte:

  • Te njohe anatomine, fizpatologjine dhe funksionet e lekures
  • Njohja me terminologjine dermokozmetike
  • Te dalloje tipologjite e lekures dhe problematikat e saj
  • Te kryeje te gjitha llojet e trajtimeve te fytyres
  • Te perdore teknologjite e fundit qe ofrohen ne sherbim te trajtimeve te fytyres si Radiofrekuenca, IPL, Virtual Mesotherapy-Electroporation, Fraxel
  • Te njohe anatomine dhe ciklin e rritjes se qimes
  • Te perdore pajisjet e ndryshme te lazerit dhe te aftesohet ne specifikat e perdorimit te lazerit sipas problematikave te lekures dhe qimeve
  • Te perdore pajisjen e Karboksiterapise sipas problematikave te caktuara
  • Te kete njohuri mbi Mjekesine Estetike
  • Te njihet me konceptet baze te etikes profesionale si dhe ti zbatoje ato ne praktike
  • Te njihet me simbolet kulturore, funksionet shoqerore si dhe konceptet baze te sociologjise
  • Te dalloje psikologjine e pacientit dhe te mund te kryej terapin perkatse
  • Te kryej hartimin e nje plan biznesi, te njohe strukturat ligjore dhe hapat kryesor per startimin e tij