PROGRAMI 6 MUJOR "KUJDESTAR PËR TË MOSHUAR"

Programi 6 mujor Kujdestar për të moshuar

Programi 6 Mujor "Kujdestar për të Moshuar"

Kujdestari për të moshuar është i aftë të kryejë detyra profesionale si i punësuar apo i vetëpunësuar në qendra rezidenciale ose ditore për të moshuar, në shërbimet komunitare të përkujdesjes, në spitale, etj. Për realizimin me sukses të këtyre detyrave, kujdestari duhet të zotërojë njohuri profesionale që lidhen me konceptet dhe procedurat bazë, si dhe shprehi praktike që përfshihen në veprimtarinë e kujdestarit për të moshuar.

Suksesi i kujdestarit për të moshuar është i lidhur ngushtë me sjellje si gjakftohtësia, shkathtësia, kujdesi, përqendrimi, mospërdorimi i pijeve alkoolike, saktësia, korrektësia dhe disiplina. Profesioni është i lidhur me procedurat e punës për plotësimin e nevojave bazike dhe shëndetësore, zhvillimin e aktiviteteve argëtuese, bashkëpunimin me familjen/të afërmit e të moshuarit. Ai/ajo mund të punësohet në qendra sociale-shëndetësore, qendra ditore, rezidenciale apo rehabilitimi që ofrojnë shërbime për të moshuarit. Me përvojë dhe kualifikime shtesë mund të avancojë në nivelin e kujdestarit të kualifikuar, e më pas, përmes kualifikimit të mëtejshëm, mund të marrë funksione mbikëqyrëse si menaxher i një qendre rezidenciale ose ditore për të moshuar.

Ndjekja e shkollës së lartë çon në diplomimin e specialistëve të këtij profesioni në nivelin e shkencave mjekësore teknike dhe shkenca sociale. Për të zhvilluar aktivitet privat dhe për vetëpunësim, kërkohet regjistrimi për ushtrim aktiviteti si person fizik apo juridik, sipas rastit. Ky kurs përgatit kursantët me kompetenca profesionale për të ushtruar veprimtari të përfshira në njësinë "Kujdestar për të moshuarit", me kod 5323.02, referuar Listës Kombëtare të Profesioneve.

Cfarë trajton programi?

Ky program studimi përfshin modulet:

  • Hyrje në profesionin e kujdestarit për të moshuar
  • Zbatimi i rregullave të sigurisë në punë dhe mbrojtjes së mjedisit
  • Zhvillimi fizik dhe psikoemocional i të moshuarit
  • Dhënia e ndihmës së parë dhe kontrolli i shenjave jetësore
  • Plotësimi i nevojave bazë dhe respektimi i recetës mjekësore
  • Përkujdesja për të moshuarin e sëmurë dhe përdorimi i mjeteve ndihmëse
  • Ndikimi i diversitetit kulturor në shërbimet e kujdesit për të moshuar

Vlerësimi dhe çertifikimi

  • Kursantët vlerësohen nga instruktorët e kursit për të gjitha rezultatet mësimore të moduleve dhe, pas vlerësimit pozitiv, futen në provimin përfundimtar teoriko-praktik.
  • Pas kalimit pozitiv të provimit përfundimtar teoriko-praktik, kursantët fitojnë çertifikatën përkatëse të njohur nga MEKI.

Puna & Pagesa

Programi Kujdestar për të Moshuar përgatit profesionistë për të ofruar kujdes dhe mbështetje profesionale në përditshmërinë e personave të moshuar. Të diplomuarit mund të punojnë pranë familjeve private, në shtëpi kujdesi, qendra për të moshuar dhe shërbime profesionale të kujdesit në banesë. Profesioni ofron mundësi të qëndrueshme punësimi, me të ardhura që mund të arrijnë 100,000–150,000+ ALL në muaj, në varësi të eksperiencës, përgjegjësive dhe mënyrës së punës.

Potenciali i të Ardhurave

Në aspektin e potencialit maksimal të të ardhurave, programet profesionale të Dermolife Academy ofrojnë mundësi të ndryshme karriere në disa sektorë me kërkesë të lartë. Menaxher Biznesi ka potencialin më të lartë, me të ardhura që mund të arrijnë 200,000+ ALL në muaj, i ndjekur nga Web Designer, Specialist i Ushqyerjes, Graphic Designer dhe Kujdestar për të Moshuar, me potencial deri në rreth 150,000+ ALL në muaj. Estetikë e Avancuar dhe Kujdestar për Fëmijë mund të arrijnë rreth 120,000+ ALL në muaj.

E rëndësishme: Për profilet Web Design, Graphic Design dhe Estetikë e Avancuar, të ardhurat mund të tejkalojnë këto shifra kur profesionistët punojnë si freelancer, ndërtojnë një klientelë private, ofrojnë shërbime të specializuara ose krijojnë biznesin e tyre.