Rreth Akademisë

si lindi shkolla e dermolife academy

Si lindi Dermolife Academy?

Në vitin 2017, u krijua binomi që do të korrte suksese vit pas viti në drejtimin e së bukurës. Dermolife Academy kontribuoi në ripercaktimin e standardeve rreth shkollimit profesional në Shqipëri, duke përgatitur vit pas viti profesionistë të mirëfilltë në dermoestetikë. Së fundmi, Dermolife Academy ka sjellë një tjetër risi që do të ndryshojë lojën: studimin e teknologjisë ushqimore dhe nutricionit.

Rritja e Dermolife Academy

Me hapjen e Dermolife Academy në vitin 2017, qëllimi ishte të ofronte një edukim gjithëpërfshirës në estetikë. Me një fokus të qartë në përdorimin e teknologjive të fundit dhe praktikave të avancuara, shkolla filloi të tërheqë studentë të apasionuar pas kësaj fushe. Programet tona të hartuara në bashkëpunim me universitete të mirënjohura italiane, ofruan një përgatitje të plotë teorike dhe praktike që përmbushte nevojat e një tregu në rritje. Angazhimi dhe përkushtimi i vazhdueshëm në cilësinë e edukimit profesional ka ndihmuar në konsolidimin e reputacionit të akademisë Dermolife si një lider në fushën e estetikës së avancuar.

Risi të vazhdueshme në Dermolife Academy: Teknologji Ushqimore Dhe Nutricion

Programi 1-vjeçar i Nutricionit, përfaqeson përpjekjen e vazhdueshme të akademisë për të zgjeruar horizontet e shkollimit profesional dhe për të ofruar mundësi të reja për të gjithë ata që janë të interesuar. Në përputhje me interesat në rritje për shëndetin dhe mirëqenien, programi i Nutricionit ofron një qasje 360 gradë rreth proceseve dhe metodave të përpunimit të ushqimeve, krijimit të zakoneve të shëndetshme të ushqyerjes, sigurimin e cilësisë dhe sigurisë ushqimore, analizës dhe kontrollit të cilësisë, zhvillimit të produkteve dhe menaxhimit të sistemit të sigurisë ushqimore, etj,.

Përse Të Zgjidhësh DermoLife Academy?

DermoLife Academy është mbështetur në disa aspekte të thelbësore:
  • ● Mësimdhënia: ekspertë të njohur në fushat e estetikës së avancuar dhe nutricionit udhëheqin programet e studimit, duke ofruar një qasje të thelluar dhe të bazuar në praktikat më të mira.
  • ● Programet e studimit: Programet janë të formuara për të ofruar njohuri dhe aftësi që janë në përputhje me kërkesat e industrisë, për të ndihmuar studentët të bëjnë një impakt të rëndësishëm në fushat respektive.
  • ● Punësim i menjëhershëm: Duke ofruar mundësi të shumta për internship dhe përvojë praktike, DermoLife Academy ndihmon studentët të zhvillojnë karrierën e tyre dhe të gjejnë mundësi të arta në tregun e punës.

Dermolife Academy vazhdon të jetë një lider dhe inovator në shkollimin profesional. Me një përkushtim të palëkundur për cilësinë dhe përgatitjen e studentëve, kjo shkollë është kthyer një destinacion i preferuar për ata që kërkojnë të ndjekin mundësi të arta dhe karriera të qëndrueshme. Nëse jeni të interesuar për të ndjekur një edukim që i përgjigjet nevojave dhe interesave tuaja, DermoLife Academy është vendi i duhur.

Misioni & Vizioni

Në Dermolife Academy, misioni ynë është të ofrojmë një shkollim profesional të cilësisë së lartë. Programet tona të studimit ofrojnë përgatitje të plotë profesionale teorike dhe praktike për të siguruar që studentët tanë të kenë aftësitë dhe njohuritë e nevojshme për të shkëlqyer në tregun e punës.

Vizioni ynë është të jemi lider në fushën e arsimit profesional në Shqipëri, duke ofruar programe studimi të nivelit të lartë që përmbushin standardet ndërkombëtare dhe ndihmojnë në formimin e profesionistëve të mirëfilltë në nutricion dhe estetikë. Një pjesë e rëndësishme e vizionit tonë është të tërheqim dhe të mbajmë në Shqipëri individë të talentuar dhe ambiciozë, të cilët ndryshe do të kërkonin mundësi karriere jashtë vendit. Ne e kuptojmë se shumë profesionistë të ardhshëm shikojnë jashtë kufijve për mundësi më të mira studimi, dhe ne jemi të përkushtuar të ofrojmë mundësi të krahasueshme me ato ndërkombëtare.

misioni i dermolie academy

Staf i Kualifikuar

Emrat të cilët na bëjnë krenarë!

Doktoreshe Lida Hoxha

Dr. Lida Hoxha

DERMOESTETISTE

20 vite eksperiencë në fushën e dermoestetikës, estetikës korrektive dhe kozmetikës së aplikuar

Doktor Vitale Minopoli

Dr. Vitale Minopoli

KIRURG PLASTIK DHE ESTETIK

Dr. Vitale Minopoli ka 25 vite eksperiencë në fushën e Kirurgjisë Plastike dhe në Estetikë.

Doktor Raniero Orsini

Dr. Raniero Orsini

KIRURG PLASTIK DHE ESTETIK

Kirurg Maxillo-Facial në departamentin e operacionit pranë spitalit "Villa Betania" , Rome Itali

Doktori Italian Claudio Bernardi

Dr. Franco Corsi

KIRURG PLASTIK DHE ESTETIK

Dr. Franco Corsi ka 20 vite eksperiencë në fushën e Kirurgjisë Plastike dhe në Estetikë.

Doktoresh Shqipe Sheta

Dr. SHQIPE SHETA

MJEKË ESTETISTE

E specializuar si mjekë estetiste me një përvojë disa vjeçar në estetikën e përparuar si: Peeling kimik, Mezoterapi, Epilim me Lazer

Doktoreshe Anisa Cela

Dr. Anisa Cela

MJEKË ESTETISTE

E specializuar si mjekë estetiste me një përvojë disa vjeçar në estetikën e përparuar si: Peeling kimik, Mezoterapi, Epilim me Lazer

Jonida Shkina

Jonida Shkina

ESTETISTE

Pjesëmarrëse në trajnime të mbajtura nga doktor Italian, me eksperiencë shumëvjeçar në fushën e estetikës

stela lenaj

Stela Lenaj

ESTETISTE

Pjesëmarrëse në trajnime të mbajtura nga doktor Italian, me eksperiencë shumëvjeçar në fushën e estetikës

Estetiste Xhesika Gjeta

Xhesika Gjeta

ESTETISTE

Pjesëmarrëse në trajnime të mbajtura nga doktor Italian, me eksperiencë shumëvjeçar në fushën e estetikës

Estetiste Esterina Ukaj

Rafala Jushi

ESTETISTE

Pjesëmarrëse në trajnime të mbajtura nga doktor Italian, me eksperiencë shumëvjeçar në fushën e estetikës.

katerina veshaj

KATERINA VESHAJ

KOORDINATORE

Koordinatore e Dermolife Academy, prej dy vitesh lektore pranë Dermolife Academy