
Trajnim Individual Peeling
Peeling kimik është një proçedurë jo invasive, e cila në vetvete përfshin një sërë metodash të cilat përdoren për të trajtuar rrudhat dhe “imperfeksionet” e lëkurës. Ky trajtim konsiston në aplikimin në lëkurë të një lënde kimike që synon eliminimin e qelizave të vdekura të lëkurës duke stimuluar kështu ripërtëritjen e qelizave të reja. Në këtë mënyrë, lëkura arrin të hidratohet lehtësisht, të duket më rinore dhe të ndihet e butë.
Peeling kimik mund të bëhet në fytyrë, qafë ose duar. Ato mund të përdoren për:
- Zvogëlimin e linjave te imëta rreth syve dhe gojës
- Trajtimin e rrudhave te shkaktuara nga dëmtimi i diellit dhe plakja
- Përmirësimi i plagëve të lehta
- Trajtimi i llojeve të caktuara të akneve
- Zvogëlimi i njollave te moshës, njollat e errëta (melasma) për shkak të shtatzënisë ose marrjes së kontraceptiveve
- Përmirësoni pamjen dhe ndjenjën e lëkurës
Ky trajnim do te zhvillohet ne dy pjese:
1. Pjesa teorike:
-
Ne pjesen teorike do te trajtohen temat e meposhtme :
- Cfare eshte peeling?
- Klasifikimi i peeling
- Llojet e peeling kimik
- Llojet e acideve qe perdoren per peeling
- Kush është një kandidat i mirë për një peeling kimik
- Si bëhet peeling kimik
- Benefitet dhe avantazhet e peeling
- Efektet anesore
- Komplikacionet e mundshme të peeling kimik
- Kujdesi pas peeling
2. Pjesa praktike
Ne kete etape ju do te keni mund te shikoni dhe te praktikoni aplikimin e peeling kimik.
Stafi Pedagogjik

Dr. Lida Hoxha
MJEKE DERMOESTETISTE
Dr. Claudio Bernardi
KIRURG PLASTIK DHE ESTETIK
Dr. Arjola Nano
MJEKE ESTETISTE
Dr. Anisa Cela
MJEKE ESTETISTENe perfundim te ketij trajnimi, kursanti eshte i afte te mesoje:
- * Cfare eshte peeling dhe indikacionet e tij
- * Llojet e ndryshme te peeling
- * Aplikimi i peeling kimik sipas problematikave dhe llojit te lekures