Trajtimi i celulitit dhe dhjamit te lokalizuar, perse nuk duhet te humbisni kurrsesi kete masterclass?

  • Tema:

    Trajtimi i dhjamit te lokalizuar dhe celulitit me ane te mesoterapise

  • Vendi:

    MAK Albania

  • Data Fillimit:

    21 Nentor, 2020

  • Data Mbarimit:

    21 Nentor, 2020

  • Pjesmarrja:

    65

Pershkrimi

Depozitat tipike te dhjamit te lokalizuar gjenden kryesisht ne pjesen e poshtme te barkut, ne pjesen e jashtme te kofsheve ose zonat e trupit ku celuliti eshte gjithashtu shpesh i pranishem. Per shkak se keto depozita kane tendence te jene rezistente ndaj stervitjes dhe dietave, shume njerez dekurajohen kur perpjekjet e tyre nuk arrijne t'i largojne ato. Depozitat e lokalizuara te dhjamit dhe celulitit, jane problematike per disa arsye, njera eshte kriteri estetik i sotem qe e denon, tjetra eshte e lidhur me stilin e jeteses.

Sipas studimeve 80- 90% e grave jane te prekshme nga celuliti disa kohe pasi arrijne pubertetin, dhe jo te gjitha keto gra apo vajza konsiderohen mbipeshe. Duke qene nje nga temat dhe problemet me te diskutuara kryesisht mes gjinise femerore, edhe teknikat qe perdoren per trajtimin e tyre jane te shumta, por sa prej tyre jane realisht efektive?

Klinika Dermolife e cila gjithmone eshte ne kerkim te risive si dhe e gatshme per te sjelle e para metodat me te fundit qe perdoren gjeresisht ne bote kryesisht per te trajtuar pamjen estetike dhe obezitetin. Se fundmi, ne bashkepunim me Dermolife Academy si dhe lektoreve me te mire ne Itali, persa i perket trajtimit te celulitit dhe dhjamit te lokalizuar, do te mbahet nje prej masterclass-eve me te kerkuar per trajtimin e ketyre dy problemeve estetike. Ne kete trajnim i cili fton te gjithe estetistet, te gjithe llojet e profileve mjekesore por edhe te gjithe individet e interesuar qe duan te mesojne dhe te praktikojne metodat me te fundit qe perdoren sot ne bote per trajtimin e celulitit, te gjithe pjesemarresit do te trajnohen si te trajtojne kete problem me ane te dy metodave me kryesore: me ane te injektimit te gjilperes, si dhe me ane te perdorimit te pajisjes mesotech, te dyja metodat me efikase dhe efektive per te luftuar dy nga shqetesimet me te medha me te cilat perballen femrat sot, por edhe kerkesat e pafundme qe kane qendrat estetike per zgjidhjen e tyre.

Pervec pajisjes me çertifikaten perkatese, ne fund te trajnimit Dermolife Academy ka si objektiv kryesor formimin teorik dhe praktik te pjesemarresit. Ne fund, te gjithe individet do te jene te afte teorikisht dhe profesionalisht te zbatojne teknikat me te fundit qe perdoren per celulitin, te gjitha keto mesohen nen kujdesin dhe profesionalizmin e lektorit italian i cili praktikon te tilla masterclass-e neper te gjithe boten.

Ftojme te gjithe te interesuarit te mos e humbasin kete mundesi e cila pike se pari vjen si pasoje e kerkesave te shumta tuajat per ta sjelle ne Shqiperi. Ne fund te dites do te jeni ju qe do te merrni feedback-un pozitiv, dije dhe aftesime te reja profesionale. Perse jo te jeni ju te paret qe zbatoni teknikat me te fundit per trajtimin e dhjamit te lokalizuar dhe celulitit.

Galeria