Informacion i pergjithshem se cfare eshte lifting me fije:
Lifting me fije eshte nje teknike qe perdoret per korrigjimin e zonave te relaksuara te fytyres, pa nderhyrje kirurgjikale.Terheqja e fytyres me fije ose teknika thread lift eshte nje procedure e sigurt (nuk ka prerje ne lekure) dhe me shume me pak komplikacione se ne procedurat e tjera. Efektet kryesore te mezo-fijeve jane regjenerimi, ngritja, volumi dhe terheqja e lekures.Rezultatet jane te dukshme menjehere pas nderhyrjes dhe te plota pas 2-3 javesh. Kjo arrihet nga perdorimi i fijeve me material te tretshme ose te patretshme si poly-lactic –caprolactone, polypropylene, PDO.
Si realizohet procedura?
- Ne menyre qe procesi te jape rezultatet e deshiruara behet ne fillim nje analize e
- hollesishme e fytyres duke evidentuar vendin ku lekura ka humbur elasticitetin dhe eshte leshuar me teper, si ne qafe, pjesen e mollezave, etj.
- Ne vazhdim, planifikohet zona dhe drejtimi neper te cilin do te vendosen fijet. Sipas rastit, do te vendosen 3 - 5 fije varesisht te zones se relaksuar, te cilat kapen ne indet perreth saj dhe stimulojne kolagjenin duke realizuar efektin e terheqjes se lekures.
Kohezgjatja e veprimit:
- Lifting mund te zgjase nga 1 deri ne 5-6 vjet ne varesi nga lloji i materialit te fijes se perdorur dhe karakteristikat individuale te pacientit. Pacienti do te duket 10 vjet me i ri.
- Fijet absorbohen brenda 2 - 3 muajsh, por veprimi i tyre vazhdon edhe pas
- kesaj kohe fale prodhimit te kolagjenit te brendshem. Zakonisht efektet zgjasin nje vit e gjysme deri ne dy vjet, ne varesi te shkalles se relaksimit te korrigjuar.
- Kjo procedure kerkon ose jo anestezi lokale.
- Pas procedures pacienti i rikthehet aktivitetit te tij te perditshem.
A mund te kombinohet BOTOX me trajtime te tjera?
Kjo procedure mund te kryhet ne kombinim me trajtime te tjera estetike dhe kirurgji plastike si psh: botox, fillers me AH, dhe liposuction.
Indikacionet:
- Trajtimi i rrudhave
- Permiresimi i relaksimit te lekures se qafes dhe zones poshte nofulles
- Permiresimi i pamjes se fytyres
- Kombinimi me terapi te tjera si : acid hialuronik, laser, botox, etj.
Cilet jane pacientet ideale?
- Kandidatet ideale jane femrat dhe meshkujt e moshave ndermjet 30 dhe 60 vjeç, por kufijte e moshes jane ne vartesi me plakjen e lekures.
- Deri ne moshen 35 vjeçare perdoret ne forme te preventives, ndersa pas kesaj moshe, qellimi eshte rinimi i lekures.
Efektet anesore:
- Zakonisht duhet nje jave deri sa te ulet plotesisht enjtja, edhe pse dalja nga shtepia
- eshte e mundur 2 - 3 dite me vone.
- Rezultatet mund te jene te menjehershme ose mund te kerkojne nje periudhe dy apo tri javore.
Ky trajnim do te zhvillohet ne dy pjese:
1. Pjesa teorike:
-
Ne pjesen teorike do te trajtohen temat e meposhtme :
- Si realizohet procedura e lifting me fije?
- Cilat jane efektet e pritshme dhe efektet anesore?
- Sa kohe zgjat veprimi i tij per eleminimin e rrudhave?
- Ne cfare moshe mund te perdoret?
- A mund te kombinohet me trajtime te tjera?
- A eshte procedura e sigurt?
2. Pjesa praktike
Ne pjesen praktike, kursanti do te prezantohet me procedure e aplikimit te lifting me fije dhe do te praktikoje aplikimin e tij duke evidentuar keshtu specifikat ne cdo rast, si dhe duke mesuar me tej mbi teknikat e ndryshme te aplikimit te fijeve dhe kujdesin post procedures.
Ne perfundim te ketij trajnimi, kursanti eshte i afte te mesoje:
- Cfare eshte lifting me fije dhe indikacionet e perdorimit te ij
- Specifikat e teknikave te aplikimit te tij
- Cfare efektesh presim te kemi, si dhe te njohe kujdesin post procedures
- Benefitet e aplikimit te kesaj procedure ne krahasim me procedura te tjera te ngjashme
- Cfare rutine i rekomandohet pacientit post-procedures