Programi 6 Mujor
Kurset profesionale në Dermolife Academy janë hartuar të tilla nga domosdoshmeria që kanë shumë
studentë për të studiuar një program të shkurtuar, të shpejtë por me rendiment maksimal.
Kurset 6-Mujore të cilat u japin mundësinë e specializmit në 2 drejtime, p.sh trajtime fytyre +
lazer epilimi apo trajtime fytyre. Kurset ju japin të drejtën e ushtrimit të profesionit me
shpejt dhe vetëm në një ose në dy drejtime të caktuara të cilat studentët i zgjedhin sipas
preferancave të tyre kur regjistrohen. Gjithashtu orari I ofruar nga Dermolife Academy është
fleksibel. Me aparatura moderne të teknologjisë së fundit, produkte të rekomanduara nga BE, staf
shqiptar në tregun e punës.
Në fund të këtij programi çdo individ pajiset me një çertifikatë profesionale e cila njihet
brenda dhe jashtë vendit.
Cfare trajton programi?
Ky program studimi ofron përvetësimin e aftësive profesionale në fusha si:
Në përfundim të programit 6-mujor, kursanti është i aftë:
- Të njohe anatomine, fizpatologjinë dhe funksionet e lëkurës
- Të dallojë tipologjitë e lëkurës dhe problematikat e saj
- Të kryejë të gjitha llojet e trajtimeve të fytyrës
- Të përdorë teknologjitë e fundit që ofrohen në shërbim të trajtimeve të fytyrës
- Të njohe anatomine dhe ciklin e rritjes së qimes
- Të përdorë teknologjitë dhe aparaturat më fundit që ofrohen në shërbim të trajtimeve të fytyrës
- Të aftësohet në specifikat e përdorimit të lazerit sipas problematikave të lëkurës dhe qimeve
- Të njihet me konceptet bazë të etikës profesionale si dhe t'i zbatojë ato në praktikë
- Të njihet me simbolet kulturore, funksionet shoqërore si dhe konceptet bazë të sociologjisë
- Të dallojë psikologjinë e pacientit dhe të mund të kryejë terapi përkatëse
- Të kryejë hartimin e një plan biznesi, të njohe strukturat ligjore dhe hapat kryesor për startimin e tij
Puna & Pagesa
Programi Estetikë e Avancuar përgatit profesionistë për të ndërtuar një karrierë në industrinë e estetikës dhe kujdesit profesional të bukurisë. Të diplomuarit mund të punojnë në klinika estetike, qendra bukurie, SPA, sallone bukurie dhe klinika dermatologjike, ose të krijojnë aktivitetin e tyre privat. Të ardhurat mund të arrijnë rreth 100,000–120,000+ ALL në muaj, në varësi të eksperiencës, specializimit dhe vendit të punës. Profesionistët që punojnë me klientë privatë ose krijojnë biznesin e tyre kanë potencial për të gjeneruar të ardhura edhe më të larta.
Potenciali i të Ardhurave
Në aspektin e potencialit maksimal të të ardhurave, programet profesionale të Dermolife Academy ofrojnë mundësi të ndryshme karriere në disa sektorë me kërkesë të lartë. Menaxher Biznesi ka potencialin më të lartë, me të ardhura që mund të arrijnë 200,000+ ALL në muaj, i ndjekur nga Web Designer, Specialist i Ushqyerjes, Graphic Designer dhe Kujdestar për të Moshuar, me potencial deri në rreth 150,000+ ALL në muaj. Estetikë e Avancuar dhe Kujdestar për Fëmijë mund të arrijnë rreth 120,000+ ALL në muaj.
E rëndësishme: Për profilet Web Design, Graphic Design dhe Estetikë e Avancuar, të ardhurat mund të tejkalojnë këto shifra kur profesionistët punojnë si freelancer, ndërtojnë një klientelë private, ofrojnë shërbime të specializuara ose krijojnë biznesin e tyre.
