Trajnim individual mbi Fillerat

Trajnim individual mbi Fillerat

Informacion i përgjithshëm se cfarë janë fillerat:

Filler dermal quhet çdo substancë mbushëse e përdorur për efekt estetik, rezultati i së cilës qëndron përtej kohës së injektimit. Ka disa lloj fillerash.
Tregu i dermokozmetikës është i mbushur me shumëllojshmëri fillerash dermalë, po ashtu emra si acidi hialuronik apo kolagjeni. Më i njohuri dhe popullori këto vitet e fundit është acidi hialuronik (hyaluronic), i cili fatmirësisht është dhe më i miri.

  • Acidi hialuronik është një material absolutisht i sigurt që nuk shkakton reaksione alergjike apo efekte të tjera anësore.
  • Acidi hialuronik mbetet në trup për 10-14 muaj. Pas kësaj periudhe ai shpërbëhet dhe absorbohet nga organizmi.
  • Me anë të injeksionit të tij mund të korrigjohen shenjat e ndryshme të plakjes së fytyrës ose të riforcohen disa tipare të saj.
  • Nuk ekziston ndonjë moshë e caktuar për të filluar trajtimin me acid hialuronik.
  • Në moshat më të reja, terapia orientohet përgjithësisht drejt theksimit të disa tipareve, si p.sh. ato të buzëve dhe mollëzave, ndërsa në mosha më të avancuara terapia synon fitimin e një pamjeje më rinore të fytyrës.
Ky trajnim do te zhvillohet ne dy pjese:

1. Pjesa teorike:
    Si ndahen fillerat?

    Fillerat ndahen sipas kohëzgjatjes, po ashtu ndahen edhe sipas substancës së përdorur dhe volumit.


  • Në qoftë se flasim sipas kohëzgjatjes, kemi 3 lloj fillerash:
  • Fillera temporalë apo të përkohshëm;
  • Fillera semi-temporalë apo gjysmë të përkohshëm;
  • Fillera permanentë apo të përhershëm;
    Cilët janë fillerat e përkohshëm?
  • Çdo filler i cili absorbohet në mënyrë natyrale nga trupi, në momentin kur mbaron efekti i tij estetik, konsiderohet filler i përkohshëm.
  • Fillerat temporalë ose të përkohshëm konsiderohen fillerat me kolagjen, me dhjamë dhe me acid hialuronik.
  • Në këtë aspekt ka diskutime të shumta. Absorbimi dhe kohëzgjatja varen edhe nga shumë faktorë të tjerë, ndaj edhe klasifikimi është i diskutueshëm. (Disa autorë e konsiderojnë dhjamin si filler gjysmë të përkohshëm, disa të tjerë konsiderojnë edhe vetë forma të veçanta të acidit hialuronik si jo totalisht të përkohshme.)
    Cilët janë fillerat gjysmë të përkohshëm?
  • Filler semi-temporal konsiderohet çfarëdolloj filleri i cili, edhe mbas përfundimit të efektit estetik, qëndron për një kohë në trup.
  • Për shembull, edhe disa vite mbasi ka mbaruar efekti estetik i fillerit, në radiologji dallohet një si zonë homogjene (specifike për prezantimin radiologjik të kockave), pra si të jetë kockë.
  • Këta fillera, në fakt, në aspektin estetik, nuk qëndrojnë shumë më tepër se fillerat temporalë. Kohëzgjatja e efektit të tyre është 6-18 muaj (megjithëse në përgjithësi acidi hialuronik i zakonshëm qëndron 3-12 muaj në lëkurë, pastaj absorbohet; 40% i efektit të tij estetik, nëse injektimi është bërë nga një specialist dhe kujdesi është i duhuri nga pacienti, e ka kohëzgjatjen edhe 2-3 vjet).
    Cilët janë fillerat permanentë?
  • Me siguri të gjithë kanë dëgjuar për silikonin.
  • Ka një efekt të shkëlqyer, sidomos në buzë, por është një nga substancat që ka efektet më të paparashikueshme.
  • Disa nga efektet dytësore të pritshme nga silikoni i injektueshëm, janë: granuloma, nekroza, megrimi, embolia dhe, si rezultat, edhe verbimi, infarkti cerebral pulmonar, etj.
    Efektet e pritshme të fillerave:
  • Mbushja e rrudhave të fytyrës (p.sh. brazdat rino-parietale)
  • Suport i brendshëm i rrudhave (p.sh. rrudhat në cepat e buzëve)
  • Zmadhim i buzës së sipërme ose të poshtme
  • Zmadhim i mollëzave ose i mjekrës
  • Mbushja e faqeve apo e zonave të tjera që paraqesin atrofi
  • Lifting i fytyrës me acid hialuronik (liquid face lift)
  • Korrigjimi i brazdave poshtë qepallave (tear trough)
  • Trajtime të personalizuara.
    Teknikat e aplikimit:
  • Fytyra ndahet në seksione dhe çdo zonë analizohet veçmas në mënyrë që të identifikohen të gjitha difektet e mundshme.
  • Bazuar në disa shenja të fytyrës vizatojmë linjat e orientimit, të cilat do të na mundësojnë një analizë të plotë dhe konstatimin e asimetrive të mundshme të fytyrës.
  • Në vazhdim, me ndihën e këtyre linjave realizohet injektimi i fillerit të duhur në vendet që kanë nevojë për riforcim.
  • Terapia ka për synim në njërën anë zvogëlimin e rrudhave dhe në anën tjetër tonifikimin e zonave të relaksuara. Përveç kësaj, filleri përdoret për të përmirësuar disa tipare të tjera të fytyrës.
  • Në mënyrë që të minimizojmë dhimbjen e injeksioneve, përdoret një krem anestetik I posaçëm , I cili aplikohet para çdo seance.
  • Në zona si faqet, qafa dhe sytë përdoren të ashtuquajturat “skin boosters”, d.m.th. injeksione me acid hialuronik me veprim të trefishtë.
  • Së pari përmirësojnë hidratimin e lëkurës dhe rrisin elasticitetin e saj.
  • Së dyti, arrihet ulja e relaksimit (liquid face lift) dhe në një kohë të mëvonshme stimulohet prodhimi i kolagjenit endogjen dhe i qelizave staminale, duke i dhënë lëkurës se fytyrës një pamje akoma më rinore. Në rastin e buzëve dhe të gojës, mund të përshtatim trajtimin në mënyrë që të arrihet rezultati i dëshiruar. Mund të korrigjojmë këndin e buzëve, të zvogëlojmë rrudhat e theksuara të buzës së sipërme, të tonifikojmë konturin e buzëve ose të zvogëlojmë strijet e holla vertikale të buzëve.
    Cfarë duhet të kemi parsysh post trajtimit:
  • Menjëherë pas terapisë bëhet një masazh i lehtë me një krem të posaçëm, i cili e qetëson akoma më shumë fytyrën dhe zvogëlon edemën e mundshme.
  • Zakonisht nuk ngelen shenja pas trajtimit dhe shumica e pacientëve u rikthehen menjëherë punës dhe aktiviteteve të përditshme.
  • Në varësi të trajtimit që aplikohet, mund të duhen 2-5 ditë që filleri të akumulojë sasi të mjaftueshme uji dhe të marrë formën e tij përfundimtare.
  • Pas trajtimit nuk ka dhimbje dhe ndërlikimet janë shumë të rralla.
  • Gjatë disa procedurave zbatohen protokolle të tjera dhe injeksionet bëhen gradualisht me intervale tremujore, në mënyrë që të fitohet një kohëzgjatje ideale e rezultatit.
  • Rezultatet e trajtimit zgjasin rreth 10-14 muaj:
  • Megjithatë, në zona si buza, si rezultat i lëvizshmërisë dhe i aktivitetit natyral të enzimës hialuronidazë, veprimi i tyre është zakonisht më i shkurtër, rreth 6-8 muaj.
  • Aplikimi i fillerave bëhet në sasi të caktuara dhe në mënyrë që të mos deformohen tiparet e fytyrës. Rezultatet janë gjithmonë natyrale.
2. Pjesa praktike

Në pjesën praktike, kursanti do të njihet me llojet e ndryshme të fillerave, si dhe do të praktikojë aplikimin e tyre në fytyrë dhe pjesët e tjera të trupit ku aplikohet, në varësi të problematikës apo në kuadër të rezultatit estetik të dëshiruar.

Stafi Pedagogjik

Dokotreshe Lida Hoxha
Dr. Lida Hoxha
MJEKE DERMOESTETISTE
Dr. Claudio Bernardi
Dr. Claudio Bernardi
KIRURG PLASTIK DHE ESTETIK
Dr. Arjola Nano
Dr. Arjola Nano
MJEKE ESTETISTE
Dokotreshe Anisa Cela
Dr. Anisa Cela
MJEKE ESTETISTE

Ne perfundim te ketij trajnimi, kursanti eshte i afte te mesoje:

  • Cfarë janë fillerat dhe indikacionet e përdorimit të tyre
  • Ekzistojnë disa lloje të fillerave të aplikuara, të cilat kanë specifikat e veta
  • Ekzistojnë disa teknika të aplikimit të fillerave
  • Cfare efektesh presim të këmi, si dhe të njohë kujdesin post procedurës
  • Benefitet e aplikimit të fillerave në krahasim me procedura të tjera të ngjashme
  • Cfarë rutine i rekomandohet pacientit post-procedurës

Ne fund te ketij trajnimi individual ju do te pajiseni me certifikate!