Specialist i Ushqyerjes Per Mireqenie dhe Sport

Informacionet e detajuara mbi programin Nutricionit

Specialist i Ushqyerjes Per Mireqenie dhe Sport

Programi 1-vjeçar i Specialist i Ushqyerjes për Mirëqenie dhe Sport është i pari i këtij lloji në Shqipëri dhe ofron një përgatitje të plotë teorike dhe praktike në fushën e nutricionit. Mësimet teorike zhvillohen në ambientet moderne të Akademisë Dermolife, ndërsa praktika profesionale realizohet pranë spitalit privat Trita Hospital, ku çdo ditë trajtohen pacientë me problematika që lidhen ngushtë me sistemin gastrointestinal, mbipeshën dhe kequshqyerjen.

Një pjesë e rëndësishme e praktikës realizohet edhe në industri alternative, falë marrëveshjeve të bashkëpunimit që Dermolife Academy ka vendosur me biznese të ndryshme, duke garantuar kështu një eksperiencë të plotë dhe gjithëpërfshirëse për studentët tanë.

Programi synon të formojë profesionistë të aftë për të ofruar shërbime cilësore dhe të personalizuara në fushën e nutricionit. Krahas njohurive të specializuara në nutricion dhe nëndegët përkatëse, studentët njihen me zhvillimet më të fundit shkencore dhe teknologjike në këtë fushë. Gjithashtu, programi përfshin njohuri bazë në:

• Nutricion,
• Siguri ushqimore,
• Ushqimi dhe Kultura,
• NutriSport,
• Mikrobiologji Imunologji,
• Higjiena dhe Ushqyerja,
• Praktikat e nutricionit,

duke ofruar një formim të plotë për një karrierë të suksesshme.

Ky program është krijuar për të përmbushur kërkesat në rritje të tregut dhe për të ofruar një eksperiencë unike edukative, që i hap dyer të reja mundësive për zhvillim profesional dhe vetëpunësim.

Në përfundim të studimeve, çdo student pajiset me një çertifikatë profesionale, e cila ofron jo vetëm mundësi punësimi, por edhe potencialin për të ndërtuar një biznes të suksesshëm në këtë fushë. Qëllimi ynë është të ofrojmë arsim cilësor dhe të mbetemi një shtyllë mbështetëse për studentët tanë edhe pas diplomimit.

Cfare trajton programi?

Ky program studimi ofron përvetësimin e aftësive profesionale në fusha si:

Pas përfundimit me sukses të programit të studimit “Specialist i Ushqyerjes për Mirëqenie dhe Sport”, të diplomuarit do të zotërojnë njohuritë, aftësitë dhe kompetencat e nevojshme për të:

  • Kuptuar parimet bazë të nutricionit dhe rolin e ushqimit në ruajtjen e shëndetit, rritjen, zhvillimin dhe parandalimin e sëmundjeve.
  • Mbikëqyrjen përgatitjen dhe shërbimin e ushqimit në institucione shëndetësore, arsimore, sociale dhe ambiente të tjera të shërbimit ushqimor.
  • Identifikuar nevojat ushqyese të individëve në faza të ndryshme të jetës, duke marrë parasysh moshën, gjininë, aktivitetin fizik dhe gjendjen shëndetësore.
  • Vlerësuar statusin ushqyes të individëve dhe grupeve përmes analizës së të dhënave antropometrike, dietike dhe shëndetësore.
  • Hartuar plane ushqimore dhe dieta të personalizuara, të përshtatura me nevojat, preferencat dhe gjendjen shëndetësore të individit.
  • Këshilluar dhe edukuar individët, familjet dhe komunitetin për ushqyerje të shëndetshme, zgjedhje të balancuara ushqimore dhe stil jetese të shëndetshëm.
  • Kuptuar lidhjen ndërmjet ushqyerjes dhe sëmundjeve, duke kontribuar në mbështetjen ushqyese dhe menaxhimin dietik të individëve.
  • Analizuar faktorët socialë, ekonomikë, kulturorë dhe psikologjikë që ndikojnë në sjelljen dhe zgjedhjet ushqimore.
  • Përgatitur dhe vlerësuar recetat duke respektuar kërkesat energjetike dhe ushqyese të individëve.
  • Njohur përbërjen dhe vlerat ushqyese të ushqimeve, si dhe mënyrat e përzgjedhjes, ruajtjes dhe përgatitjes së tyre.
  • Monitoruar cilësinë dhe sigurinë ushqimore, duke zbatuar parimet e higjienës dhe praktikave të mira të prodhimit.
  • Kuptuar dhe zbatuar standardet, legjislacionin dhe rregulloret që lidhen me ushqimin
  • Kryer hulumtime shkencore në fushën e ushqimit
  • Përdorimin e njohurive shkencore për të promovuar ushqyerjen e shëndetshme, parandalimin e problemeve ushqyese dhe përmirësimin e cilësisë së jetës.

Puna & Pagesa

Programi Specialist i Ushqyerjes u ofron studentëve njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për të ndërtuar një karrierë në fushën e ushqyerjes, mirëqenies dhe stilit të shëndetshëm të jetesës. Të diplomuarit mund të punojnë në klinika, qendra dobësimi, palestra dhe qendra fitness-i, qendra estetike, spitale dhe kompani të industrisë ushqimore, si dhe të ofrojnë konsulta private. Të ardhurat mund të variojnë nga 100,000–150,000+ ALL në muaj, në varësi të eksperiencës, specializimit dhe mënyrës së ushtrimit të profesionit.

Potenciali i të Ardhurave

Në aspektin e potencialit maksimal të të ardhurave, programet profesionale të Dermolife Academy ofrojnë mundësi të ndryshme karriere në disa sektorë me kërkesë të lartë. Menaxher Biznesi ka potencialin më të lartë, me të ardhura që mund të arrijnë 200,000+ ALL në muaj, i ndjekur nga Web Designer, Specialist i Ushqyerjes, Graphic Designer dhe Kujdestar për të Moshuar, me potencial deri në rreth 150,000+ ALL në muaj. Estetikë e Avancuar dhe Kujdestar për Fëmijë mund të arrijnë rreth 120,000+ ALL në muaj.

E rëndësishme: Për profilet Web Design, Graphic Design dhe Estetikë e Avancuar, të ardhurat mund të tejkalojnë këto shifra kur profesionistët punojnë si freelancer, ndërtojnë një klientelë private, ofrojnë shërbime të specializuara ose krijojnë biznesin e tyre.