Trajnimi individual PRP
Trajtimi me PRP qe konsiston ne injektimin ne lekure te plazmes te pasuruar me trombocite e cila merret nga gjaku juaj duke u bazuar ne aftesine e trombociteve per te stimuluar prodhimin e kolagjenit. PRP permban faktorin e rritjes te trombociteve (PDGF), faktorin e rritjes endoteliale vaskulare (VEGF), faktorin e rritjes transformues (TGF) dhe proteina te tjera bioaktive qe ndihmojne ne perteritje te lekures. PRP perdoret per rigjenerimin e fytyres, qafes, dekoltese, zona te tjera te trupit si dhe per stimulimin e rritjes se flokeve ne skalp. PRP vepron mbi lekure duke permiresuar teksturen, poret dhe tonin e saj brenda 8 javeve. Rigjenerimi i plote i kolagjenit ndodh brenda 3 muajsh dhe efekti zgjat 12-18 muaj. PRP eshte nje trajtim i sigurt pasi perdoret gjaku juaj , duke evituar reaksionet alergjike.
Perdorimet per injektimin e plazmes se pasuruar me trombocite (PRP) jane:
- Rigjenerimi i lekures
- Trajtimi i rrudhave fine dhe te thella
- Shenjat e akneve
- Hiperpigmentimet nga dielli, mosha
- Renia e flokeve
Ky trajnim do te zhvillohet ne dy pjese:
1.Pjesa teorike:
- Cfare eshte PRP?
- Cilat jane benefitet e perdorimit te saj?
- Menyra e pergatitjes se plazmes se pasur me trombocite
- Indikacionet
- Kombinimi me trajtime te tjera estetike
- Ndryshimi midis PRP ,Filler dhe injektime te tjera
- Kur vihen ne dukje rezultatet e para pas trajtimit
- Kujdesi pas procedures se injektimit
2.Pjesa praktike
Gjate praktikes studentit i jepet mundesia te shohe dhe te praktikoje aplikimin Plazmes se pasur me Trombocite.
Ne perfundim te ketij trajnimi, kursanti eshte i afte te mesoje:
- Menyren e pergatitjes se Plazmes dhe mekanizmin e veprimit te saj
- Benefitet e saj
- Kujdesin pas trajtimit me PRP
- Aplikimi i PRP ne lloje te ndryshme te problematikave te lekures