Masterclass Filler & Botox 30 Mars 2023

  • Tema:

    Masterclass Filler & Botox

  • Vendi:

    Tirane

  • Data Fillimit:

    30 Mars, 2023

  • Data Mbarimit:

    30 Mars, 2023

Pershkrimi

Dermolife Academy ofron trajnimet me gjitheperfshirese rreth aplikimit te Botox & Fillerit Dermal, te pershtatura per te gjithe mjeket, dermatologet, infermieret, farmacistet dhe stomatologet. E para dhe e vetmja akademi e cila me krenari ofron prej vitesh, trajmine me baze anatomike mbi protokollet jo-kirurgjikale dhe minimalisht invazive te injektimit ne fytyre dhe qafe. Bazuar ne kerkesat e shumta per Aplikimin e Acidit Hialuronik (Filler) dhe Toksines Botulinike (Botox), ky trajnim do te mbahet ekskluzivisht nga Dermolife Academy ne date 30 Mars 2023. Trajnimi do te jete i drejtuar nga mjeku dermatolog i mirenjohur Italian, Dr. Giussepe Mancini i cili ushtron aktivitetin e tij prej shume vitesh ne Evrope dhe me gjere.

Pjesmarresit do te mundesine te mesojne mbi acidin hialuronik (filler) nga ana teorike ku do te prezantohet filleri i kombinuar me aminoacide dhe minerale, protokolli i perdorimit, komplikimet e mundshme, perzgjedhja e produktit, etj., Gjithashtu edhe nga ana praktike ku gjithesecili do te kete mundesi te shohe, por edhe te praktikoje fillerin ne zonat e synuara: naso-labiale(rrudhat e trishtimit), rimodelimi i hundes, rimodelimi i buzeve etj.

Aplikimi i toksines botulinike (Botox) perdoret per nje game te plote trajtimesh dhe mund te personalizohet per çdo pacient, duke iu pershtatur nevojave dhe kerkesave te tyre estetike. Aplikimi i Botox mund te kryhet si nje proçedure e vetme ose si plotesuese ndaj nje procedure tjeter estetike apo nderhyrje kirurgjikale. Secili prej pjesemarresve do te kete mundesine te mesoje nga ana teorike dhe praktike mbi sigurine dhe pergatitjen e pacientit perpara aplikimit te botox, teknikat e aplikimit, integrimi i trajtimit ne planet terapeutike dhe estetike klinike.

Per cdo informacion shtese mund te na kontaktoni ne numrin e akademise:+355 69 60 67 222

Ne fund te trajnimit secili prej pjesemarreve do te pajiset me nje certifikate mbi aplikimin e filler-it dhe botox-it e cila do te njihet edhe pertej kufijve. Ftojme te gjithe te interesuarit ne fushen e mjekesise dhe estetikes por edhe te gjithe personat qe duan te mesojne me shume rreth kesaj teknike, te marrin pjese dhe te mos humbasin nje nga “Masterclass” me te kerkuar nderkombetarisht.