-
Tema:
Masterclass Filler & Botox
-
Vendi:
MAK Albania
-
Data Fillimit:
26 Shkurt, 2022
-
Data Mbarimit:
26 Shkurt, 2022
-
Pjesmarrja:
----
Pershkrimi
Trajnimi mbi fillerin dhe injeksionet me Botox , ngelet nje nder trajnimet me te kerkuara dhe ne baze te kerkesave mbahet ekskluzivisht nga Dermolife Academy ne 26 Shkurt. Ne kete trajnim i cili do te mbahet nga mjek Italian Dr. Giussepe Mancini me eksperience ne fushen e dermo-estetikes dhe do te na sjelle nga eksperienca e tij ne Europe dhe me gjere.
Secili prej pjesemarresve do te kete mundesine te mesoje mbi filler-in si nga ana teorike qe do te prezantohen filleri i kombinuar me aminoacide dhe minerale, protokolli i perdorimit, prezantimi i produktit etj, ashtu edhe nga ana praktike e cila do te jete teresisht impenjuese ku gjithesecili do te kete mundesi te shohe, por edhe te praktikoje fillerin ne zonen naso-labiale(rrudhat e trishtimit), korrektimi i hundes, fryrja e buzeve etj, por kryesisht do te jete i fokusuar ne zonat ne te cilen aplikohet me shume acidi hialuronik.
Injeksionet me Botox mund te personalizohen per çdo pacient, ne varesi te nevojave qe ka secili. Keto mund te kryhen mbi regjionin e qepallave, ballit dhe qafes. Botoksi nuk mund te parandaloje proçeset fiziologjike te moshes, por gjithsesi mund te zvogeloje pamjen e rrudhave te shkaktuara nga grupe te veçanta muskujsh. Injeksionet me Botox mund te kryhen si nje proçedure e vetme ose si plotesuese te nje nderhyrjeje kirurgjikale paraprake. Secili prej pjesemarresve do te kete mundesine te mesoje mbi botox-in si nga ana teorike ashtu edhe ate praktike .
Ne fund te trajnimit secili prej pjesemarreve do te pajiset me nje certifikate mbi aplikimin e filler-it dhe botox-it e cila do te njihet edhe pertej kufijve. Ftojme te gjithe te interesuarit ne fushen e mjekesise dhe estetikes por edhe te gjithe personat qe duan te mesojne me shume rreth kesaj teknike, te marrin pjese dhe te mos humbasin nje nga “Masterclass” me te kerkuar nderkombetarisht.