Programi 2 Vjecar
Shkolla profesionale Dermolife Academy është një domosdoshmëri në fushën e estetikes për të
integruar profesionistë të vërtetë në këtë drejtim.
Çdo modul është ideuar dhe menduar në bashkëpunim me pedagogët italianë dhe është përshtatur me
idealin e kësaj shkolle në vendin tonë. Pjesë shumë e rëndësishme është praktika profesionale, e
cila ka avantazhin të zhvillohet brenda në ambjentet e Poliklinikes Dermolife. Studentët tanë do
të përgatiten në bazë të programit, si në anën praktike, ashtu dhe në atë teorike. Lëndë
kryesore si Anatomia dhe Fiziologjia e lëkurës, Dermokozmetika, Bakteriologjia, Higjena,
Sterilizimi si dhe teknologjitë në Dermokozmetike,Kozmetologjia, Dietologjia ofrohen në këtë
program duke okupuar dhe hapësirën më të madhe. Bashkangjitur me lëndët bazë, një hapësirë të
mjaftueshme kanë dhe lëndët formuese si Psikologjia, Sociologjia, Etika Profesionale, Hyrje në
biznes, Terminologjia Dermokozmetike etj..
E veçanta e programit 2-vjecar është pikërisht kohëzgjatja e tij, pasi gjatë këtij programi
studentit i jepet mundësia që të përfeksionohet në të gjitha degët e estetikes, si në trajtimet
e fytyrës, në Lazerin për epilim dhe heqjen e tatuazheve, në karboksiterapi, Radiofrekuencë,
Dermapen sipas programit, ndërkohë që programet disa mujore të lejojnë specializimin vetëm në
njërën prej tyre. Gjithçka është programuar në mënyrë që nga kjo akademi të përgatiten
profesionistë të mirëfilltë në fushën e dermoestetikes.
Në fund të këtij programi çdo individ pajiset me një çertifikatë profesionale e cila njihet
brenda dhe jashtë vendit.
Cfare trajton programi?
Dermokozmetika është dega ku kozmetika dhe dermatologjia ose bukuria dhe shëndeti,
takohen. Duke njohur llojet e lëkurës, anatomine dhe funksionet e saj, ne kemi një
kuptim më të mirë se si reagon lëkura ndaj faktorëve të jashtëm siç janë rrezet e
diellit ose ndotja apo faktorët e brendshëm të ndryshëm.
- Anatomia dhe histologjia e lëkurës
* Epiderma, Derma, Hypoderma, enët e gjakut, limfatike dhe nervat
- Adnekset e lëkurës
* Gjëndrat e yndyrës, Gjëndrat e djersës, Gjëndratekrine, Gjëndrat apocrine, Flokët,
Thonjtë
- Imunologjia e lëkurës
* Funksioni i lëkurës si barriere mbrojtëse, përgjigja imunologjike ndaj ngacmimit të
faktorëve të brendshëm dhe të jashtëm
- Principet e diagnostikimit të sëmundjeve të lëkurës, metodat diagnostike
* Elementet morfologjike primare, elementet morfologjike sekondare, shkaqet e
sëmundjeve të lëkurës
- Tipologjia e lëkurës, klasifikimi sipas Baumann(16 llojet)
* Lëkura e yndyrshme, Lëkura e thatë, Lëkura sensitive
- Çrregullimet e pigmentimit dhe ngjyrat e lëkurës
* Patologjitë që lidhen me ndryshimet e pigmentimit, si mund t'i dallojmë dhe t'i
trajtojmë
- Fiziologjia e lëkurës
a) Funksioni mbrojtës
b) Funksioni depozitues
c) Funksioni sekretues dhe ekskretues
d) Funksioni përthithës dhe frymëmarrës
e) Funksioni perceptues
f) Funksioni metabolizues
g) Funksioni pigmentues
- Fizpatologji
a) Faktorët që ndikojnë në shfaqjen e patologjive të lëkurës (Faktorët intrinsek dhe
ekstrinsek)
b) Patologji që prekin lëkurën
Patologjitë e epidermës (Hiperkeratoza, Parakeratoza, Diskeratoza, Akantoza, Spongioza,
Akantoliza, Atrofia)
- Nutricioni dhe lëkura
* Dieta dhe Aknet, Qumështi dhe Aknet, Jodi dhe Aknet, Çokollata dhe Aknet,
Karotenoidet, Polifenolët
- Biotina
* CoQ10, Glukozamina, Acidet yndyrore, Acidi Hyaluronic, Fe (hekuri), Omega3/6,
Niacina(B3), Selenium, Zinc, Vitamina A/E/C/D
- Dieta Vegane dhe Vegjetariane
* Reflektimi i tyre në shëndetin e lëkurës
- Roli i teknologjisë në cilësinë e estetikes
- Çeluliti
a) Çfarë është çeluliti?
b) Shkaqet e formimit të tij
c) Trajtimi
- Strijat
a) Shkaqet e formimit të strijave
b) A trajtohet kjo problematike dhe cilat janë metodat e trajtimit
- Aknet
* Fizpatologjia, Shkaktarët, Fazat e krijimit, Trajtimi
- Peeling kimik
* Peeling sipërfaqësor, Peeling e mesme, Peeling e thellë
- Vështrim i përgjithshëm mbi antominë e muskujve të fytyrës
* Njohja e anatomisë së muskujve të fytyrës
- Trajtimet e lëkurës sipas llojeve
* Lëkura e yndyrshme, Lëkura e thatë, lëkura normale dhe mikse
- Dielli dhe rrezatimi ultraviolet
a) Rrezatimi UVA, UVB, UVC, Dëmtimet
b) Solari
c) Trajtimet riparuese
- Këmbët dhe problematkat e tyre
a) Llojet e deformimeve të këmbëve
b) Mënyrat e trajtimit të tyre
- Refleksologjia
a) Çfarë është refleksologjia dhe si funksionon
b) Lidhja e refleksologjisë me estetiken
c) Përdorimet dhe avantazhet e Refleksologjisë
- Parabenët
a) Methylparaben
b) Ethylparaben
c) Butylparaben
- Rënia e flokut dhe metodat e trajtimit të tyre
a) Cilat janë fazat e rënies së flokut?
b) Rënia e flokut tek meshkujt dhe femrat, ecuria dhe prognoza
c) Metodat e trajtimit të rënies së flokut
- Teknologjitë e reja në fushën e estetikes
a) Inovacionet e reja në fushën e estetikes
b) Ndikimi i teknologjive të reja në fushën e estetikes
c) E ardhmja e estetiken
d) Aparaturat më të fundit për trajtimet dhe kujdesin e lëkurës si: IPL,
Radiofrekuenca, Oksigjenoterapia, Skin-test për lëkurën, Oksigjenoterapia, Virtual
Mesotherapy-Electroporation.
- Ndërveprimi i agjentëve farmaceutikë dhe kozmetikë në përmirësimin e barrierës së
lëkurës
a) Çfarë nënkuptojmë me agjentë farmaceutikë?
b) Çfarë nënkuptojmë me agjentë kozmetikë?
c) Dallimi dhe ndryshimi midis tyre
d) Përfitimet e kombinimit të këtyre agjentëve
- Enzimat në kozmetologji
a) Çfarë janë enzimat dhe pse përdoren në kozmetologji?
b) Cilat janë disa nga enzimat më të përdorura në kozmetologji
- Terminologjia e re (fjalori) i dermokozmetikes
a) Gjuhët e huaja që na ndihmojnë në shpjegimin e termave të dermokozmetikes
b) Orë gjuhësore për terminologjinë specifike
c) Faktorët që ndikojnë në pasurimin e vazhdueshëm të këtij fjalori
- Anatomia e sistemit lokomotor
a) Vështrim i përgjithshëm mbi antominë e sistemit lokomotor të trupit
b) Anatomia e muskujve të fytyrës
c) Anatomia e muskujve të trupit
- Trajtimi i shenjave
a) Agjentë pastrues
b) Agjentët hidratues
c) Agjentët depigmentues
d) Retinoidët
f) Agjentët antinflamator
- Teknologjitë e reja në estetike dhe ndikimi i tyre
Teknologjia dhe profesionistët
a) Kuptimi mbi teknologjinë dhe arritjet e saj
b) Roli i teknologjisë dhe ndikimi te njeriu
c) Përdorimi i Lazerit për depilim
- Lazer Fraxel
a) Mekanizmi i veprimit të Lazerit Fraxel
b) Përdorimet dhe benefitet e tij
- Teknologjitë e reja dhe ndikimi i tyre në fushën e estetikes
a) Lidhja e estetikes me teknologjinë në ditët e sotme
b) Roli i teknologjisë në cilësinë e estetikes
c) Evolucioni historik i teknologjisë estetike
- Metodat e trajtimit të çelulitit dhe strijave
a) Karboksiterapia
b) Masazhi antiçelulit
c) Plexer
- Roli i higjenës në suksesin e punës
a) Çështë higjena dhe përmbajtja e konceptit
b) Higjena dhe puna. Raporti midis tyre
c) Ndikimi i higjenës në suksesin personal të individit
- Problematikat e lëkurës
• Rosacea , etiologjia dhe trajtimi i saj
• Dermatiti i kontaktit, dermatitis atopik
• Dermatozat pruriginoze, urtikaria, ekzema, dermatitis seborhoik
• Dermatofitozat
• Dermatozat Virale
• Tumorët e lëkurës
• Inervimi i muskujve
- Kozmetologjia
Kozmetologjia është ajo degë e estetikes, e cila studion substancat dhe produktet, që
përmirësojnë pamjen e jashtme dhe teksturin e trupit. Produktet kozmetike janë të
dizënuara për tu aplikuar në fytyrë apo pjesët e tjera të trupit. Ato janë
përgjithësisht derivate të produkteve natyrale, por mund të jenë edhe sintetike apo
artificiale.
- Çfarë kuptojmë me kozmetikë dhe rëndësia e saj për njeriun
- Raporti midis kozmetikës dhe estetikes
- Rëndësia e kozmetikës në qëndrimin pozitiv e njeriut ndaj vetes
- Mënyrat e informimit për zhvillimin në çdo kohë të kësaj dege
- Përzgjedhja e produkteve për lëkurën e fytyrës sipas tipit
- Dietologjia dhe konceptet e të ushqyerit të shëndetshëm
Dietologjia, si degë e Mjekësisë orienton ushqyerjen e ekuilibruar në kalori, të
njeriut të shëndoshë. Qëllimi i saj është të mbështesë ndryshimin e përbërjeve kimike
dhe fizike të ushqimeve që këshillohen ose ndalohen si rezultat i fizpatologjive dhe
ndryshimeve biokimike që ndodhin në organizëm.
* Pse dietologjia është shkencë?
* Përbërja e trupit të njeriut
* Modelet e trupit të njeriut
* Zgjedhja e ushqimeve dhe nutricioni
* Etanoli, pijet alkolike dhe përthithja
* Vegjetarizmi
* Obeziteti
* Viruset e marra me anë të ushqimeve.
* Roli i ushqimit dhe ndikimi në organizëm
* Ndikimi i ushqimit në shëndetin fizik dhe psikologjik
* Si shfaqen problemet që lidhen me kequshqyerjen
* Rekomandime për ushqime që sigurojnë edhe mirëqenie estetike
* Dieta hipokalorike
* Dieta hiperkalorike
* Dieta normokalorike
* Dieta Kalibra
* Trajtimi me Dermapen
* Çfarë është Dermapen ?
* Përdorimet e tij , avantazhet .
* Dermapen vs Dermaroller
- Trajtimi me PRP
* Çfarë është PRP ?
* Kur përdoret trajtimi me PRP?
* Benefitet e këtij trajtimi
- Mjekësia Estetike
* Çfarë është Mjekësia Estetike dhe aplikimet e saj brenda dhe jashtë Shqipërisë
* Tendenca dhe risitë e fundit
- Kuptimi i etikes si shkence
- Kuptimi i etikes dhe dermatologjise si shkence
- Lidhja e etikes me estetiken
- Problemet etike te nje profesioni
- Shkeljet etiko profesionale ne praktike
- Profesione te ndryshme dhe qellimet etike te tyre
- Si ndikon nje profesion ne edukimin etik te punonjesve
- Kuptimi i sociologjise si shkence
- Komunikimi verbal dhe jo verbal
- Pozicionet e trupit te njeriut dhe sinjalet e komunikimit
- Veshjet si bote kuptim mesazhesh
- Simbolet kulturore
- Funksionet shoqerore te simboleve kulturore
- Sistemet Simbolike
- Lente te nderveprimit dhe komunikimit simbolik
- Mesazhet gojore, tabute dhe simbolet kulturore
- Kuptimi i psikologjise si shkence
- Deget e psikologjise
- Lidhja e psikologjise me estetiken
- Psikologjia zhvillimore
- Psikologjia sociale
- Psikologjia klinike
- Psikologjia e keshillimit
- Hartimi i nje plan biznesi
- Dhjete hapat e pare per fillimin e nje biznesi
- Menaxhimi strategjik
- Rekrutimi
- Strategjite e marketingut
- Struktura ligjore
- Analiza PEST
- Analiza SWOT
- Kontrata
Trajtimet e fytyres
- Sjellja e etikes profesionale me klientin
- Njohurite baze te trajtimeve te fytyres
- Trajtimi i thjeshte i fytyres
- Trajtimi sipas tipit te lekures (e yndyrshme,e thate , normale, mikse)
- Peeling kimik
- Trajtimet kurative:
* Per trajtimin e akneve
* Per trajtimin e njollave kafe dhe hiperpigmentimet
* Per trajtimin e Rosacea
* Per trajtimet e shenjave pas akneve
- Trajtime te fytyres me pajisjet me te fundit dermoestetike si ; Radiofrekuenca,
IPL,Oksigjenoterapi ,Virtual Mesotherapy-Electroporation
- Trajtimet antiage
- Masazhet e fytyres
- Microneedling
- Hydrafacial
- Microdermoabrazion
- Njohuri per vajrat esencial dhe teknikat per rigjenerimin e lëkurës
- Njohuri mbi maskat, tipet e ndryshme të maskave, hidratuese dhe kundër rrudhave
- Multivitaminat, njohuri mbi efektet rigjeneruese dhe aplikimi i tyre
- Njohja me acidet e frutave; Teknikat e perdorimit te acideve, me perqindje
perdorimi 15-20%
- Trajtimi i miliave (depozitimeve dhjamore te vogla)
Epilimi me Lazer
- Njohja me pajisjet e lazerit dhe funksionimi i tyre
- Aplikimi i gjatesise se vales sipas karakterisikave te qimes
- Specifikat e perdorimit te lazerit sipas problematikave te lekures
- Perdorimi i lazerit sipas zonave te caktuara te trupit
Epilimi me Lazer
- Masazh anti-celulit
- Pajisjet dhe teknologjite ne dispozicion per trajtimin e celulitit
Ne perfundim te programit 2-vjecar, kursanti eshte i
afte:
- Te njohe anatomine, fizpatologjine dhe funksionet e lekures
- Njohja me terminologjine dermokozmetike
- Te dalloje tipologjite e lekures dhe problematikat e saj
- Te kryeje te gjitha llojet e trajtimeve te fytyres
- Te perdore teknologjite e fundit qe ofrohen ne sherbim te trajtimeve te fytyres si
Radiofrekuenca, IPL, Elektostimulues
- Te njohe anatomine dhe ciklin e rritjes se qimes
- Te perdore pajisjet e ndryshme te lazerit dhe te aftesohet ne specifikat e perdorimit te
lazerit sipas problematikave te lekures dhe qimeve
- Aftesimi ne perdorimin e Dermapenit, Carboxyterapise, Fraxel
- Njohja me dietologjine dhe rolin e saj ne dermoestetike
- Te kete njohuri mbi Mjekesine Estetike
- Te njihet me konceptet baze te etikes profesionale si dhe ti zbatoje ato ne praktike
- Te njihet me simbolet kulturore, funksionet shoqerore si dhe konceptet baze te sociologjise
- Te dalloje psikologjine e pacientit dhe te mund te kryej terapin perkatse
- Te kryej hartimin e nje plan biznesi, te njohe strukturat ligjore dhe hapat kryesor per
startimin e tij