Trajnimi individual per Karboksiterapine
Karboksiterapia eshte nje procedure mini-invazive, e cila i referohet administrimit ne lekure
dhe nenlekure te gazit te dioksidit te karbonit [CO2] per qellime terapeutike.
Karboksiterapia permireson elasticitetin e lekures, permireson qarkullimin, nxit riparimin e
kolagjenit, permireson shfaqjen e linjave te imta dhe rrudhave dhe shkaterron depozitat e
lokalizuara te dhjamit. Terapia perfshin injektimin e sasive te vogla te dioksidit te karbonit
(CO2) nen lekure per te shkaterruar depozitat yndyrore dhe per te stimuluar prodhimin e
kolagjenit. Trajtimi behet me disa seanca, ku nje seance zgjat 15-30 minuta.
Karboksiterapia mund te perdoret ne fytyre, qepalla, qafe, stomak, krahe, kembe dhe vithe.
Karboksiterapia aplikohet per:
- Dhjamin e lokalizuar
- Celulitin
- Strijat
- Rrathet e zinj poshte syve
- Rigjenerimin e lekures se duarve
- Alopecia
Trajnimi individual per Karboksiterapine zhvillohet ne 2 etapa:
1.Pjesa teorike:
- Cfare eshte Karboksiterapia
- Mekanizmat e veprimit te saj
- Pergatitjet e nevojshme per proceduren
- Si realizohet ?
- Efektet afatgjata te saj
- Efektet anesore pas procedures
2.Pjesa praktike
Gjate praktikes studentit i jepet mundesia te shohe dhe te praktikoje aplikimin e karboksiterapise sipas specifikave te ndryshme te problemit te paraqitur.
Ne perfundim te ketij trajnimi , kursanti eshte i afte te mesoje:
- Cfare eshte Karboksiterapia
- Njohja dhe perdorimi I aparatures se Karboksiterapise
- Njohja e teknikave te kryerjes se saj
- Menaxhimi I efekteve anesore qe mund te paraqiten