Rreth Akademisë
Prej kohësh, është krijuar një ide e pabazë se vetëm ata që mbarojnë fakultetin mund të gjejnë një
punë të hajrit, të paguar mirë dhe të sigurtë. Megjithatë statistikat tregojnë se gjithnjë e më tepër
tregu i punës po kthen sytë tek arsimi profesional ndaj le të mbetemi tek ky i fundit.
Duke studiuar tregun Shqiptar si edhe nevojen e vazhdueshme që ky treg ka për të investuar sa më
shumë në drejtimin e
dermoestetikës e cila është ndër fushat më të domosdoshme dhe të kërkuara në botë sot, në bashkëpunim
me Poliklinikën
Dermolife, u krijua binomi që do të korrte suksese vit pas viti në drejtimin e së bukurës. Të gjitha
atributet ne i kemi
vërtetuar ndër vite tek studentët tanë të cilët sot ushtrojnë profesionin e tyre në qendra të ndryshme
të bukurisë, e të
tjerë janë bërë sipërmarrës të suksesshëm.
Së fundmi, Dermolife Academy ka sjellë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e arsimit
profesional në Shqipëri duke
ofruar një program të veçantë në nutricion, i cili është unik në vend. Pranë nesh do të gjeni
ambjente moderne dhe
komode, të përshtatshme për të eksploruar dhe zhvilluar aftësitë tuaja, duke përdorur module të
hartuara nga
profesionistët më të mirë të fushës dhe teknologji të fjalës së fundit.
Nëse dëshironi të mësoni, të keni një karrierë të suksesshme, një drejtim të sigurtë, një vend pune
që është gjithmonë
në kërkim të profesionistëve, zgjidh Dermolife Academy.
Lexo më Shumë