logo DermoLife Academy

Dermolife Academy është shkollë e Estetikës së Avancuar. Me një program studimi 2-vjecar, e akredituar nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale

Orari
  • E Hene - E Shtune
    8.00 - 19:30
  • E Diel
    Pushim

Copyright ©2021 Dermolife Academy

Informacione

tipet e klienteve


Te bukuren e duan te gjithe dhe ajo shfaqet ne forma te ndryshme, ate mund ta gjejme kudo ne natyre dhe tek cdo individ. Cdo dite e me shume kryesisht po rritet deshira per te perfeksionuar te bukuren, per te permiresuar sa me shume pamjen e jashtme, pasi te kujdesesh per te, per anen vizuale eshte nje atribut qe i detyrohemi vetes sone.

Duke pare rendesine qe i jepet dhe duhet ti jepet anes estetike te njeriut u krijua Dermolife Akademi, pikerisht per t’i dhene mundesine cdo individi per te ta konvertuar ne nje profesion te mirefillte pasionin per te bukuren dhe ishte nje vendim i arrire, pasi njesia matese jane qindra studente te diplomuar dhe jo vetem, gjithesecili prej tyre tashme ushtron profesionin e estetistes ne biznese te ndryshme, te shume jane edhe ata te cilet kane zgjedhur te jene vete ne krye te biznesit te tyre dhe sigurisht qe kemi qene dhe jemi nje shtyse si dhe nje ndihmese per te gjithe studentet tane qe duan te punesohen dhe te jene te vetepunesuar, edhe ky vit si cdo vit tjeter u mbyll me studente te rinj te cilet vijne cdo dite me rigorozitet per te mesuar dhe per te praktikuar sa me shume per dermoestetiken.

Suksesin e akademise sone, e cila eshte ne bashkepunim te vazhdueshem me pedagoge te huaj dhe me programe te hartuara nga universiteti “La Sapienza”, e kemi treguar dhe do te demonstrohet ne vijimesi, por risia qe Dermolife Akademi ka menduar te sjelle eshte ne kuader te te gjithe personave te cilet nuk kane mundesi per shkaqe te ndryshme sociale dhe ekonomike per te ndjekur nje arsim te caktuar, ka vendosur te ofroje nje mundesi per t’i dhene sa me shume individeve shansin per te pasur nje profesion dhe per te pasuruar sa me shume vendin tone me profesioniste te mirefillte dhe kjo do te jete kundrejt asnje pagese. Ky vendim erdhi si kerkese e shume (te rinjve) kryesisht qe kerkojne burse dhe kane shume deshire por mundesite nuk i favorizojne per te realizuar endrren e tyre dhe gjate bisedes me secilin prej tyre kemi pare potencialin dhe deshiren per te dhene me te miren e tyre.

Ashtu si vendimi per te krijuar Dermolife Akademi, edhe kjo mundesi qe do te ofrohet per shume prej jush te cilet kane kerkuar vazhdimisht te dalin profesionist nga dyert tona, por ne pamundesi ekonomike dhe sociale per t’i ndjekur, do te jete nje zgjedhje e shkelqyer, sepse asgje nuk kushton me shume sesa sadisfaksioni qe marrim kur shohim ish-studentet tane te kene nje profesion qe ju sherben ne jete dhe per me teper qe e duan ate c’ka bejne, falenderimet e tyre jane etaloni mates i suksesit tone!

Aplikoni per t'u bere pjese e bursave FALAS ne: info@dermolife-academy.al