Dermolife Academy si nje shkolle e estetikes se avancuar ka treguar nder vite qe ka qene
mbeshtetesja por edhe shtysa kryesore per studentet ne karrieren e tyre profesionale.
Suporti ndaj tyre fillon qe ne momentin kur marrin njohurite e para, kur kane pasigurte,
pyetjet, dilemat qe cdo i ri mbart mbi vete. Duke qene prane botes se te rinjve, na ka mundesuar
te prekim nga afer problematikat me te cilat ato hasen, me hendeqet e shoqerise ne teresi, ku
kryesorja mbetet mungesa e arsimimit, si rrjedhoje ekonomia e dobet, papunesia, si edhe te
gjitha anet negative qe burojne nga keto faktore.
Dermolife Akademi gjithnje ka synuar te jete sa me prane te rinjve, per ti suportuar ne endrrat
e tyre per te pasur nje arsimim, nje karriere te sigurte, per ti stimuluar te angazhohen ne
shoqeri, te jene te pavarur dhe per te pasur nje ekonomi te qendrueshme ose shume te mire.
Duke pare pamundesite me te cilat shoqeria jone perballet sot, kryesisht te rinjte e papune e
cila eshte nder deshtimet dhe rreziqet me te medha me te cilat perballet nje komb sot, akademia
jone ne bashkepunim me GIZ (Fondacioni Gjerman i Zhvillimit) i cili adreson per Shqiperine
problemet qe lidhen kryesisht me papunesine dhe synon te ruaje nje zhvillim ekonomik te
qendrueshem.
Ura lidhese mes Dermolife Akademi dhe GIZ ishte domosdoshmeria per te shkolluar sa me shume
individe qe i perkasin shtresave me te brishta te shoqerise si: jetimet, grate e dhunuara,
personat e kthyer nga emigrimi, te papunet por edhe ata qe nuk kane pasur mundesi te
arsimoheshin.
Te gjithe individet qe i perkisnin kryesisht ketyre kategorive ju ofrua nje burse studimi FALAS,
ne fushen e estetikes se avancuar per te marre te gjitha njohurite e nevojshme, nje pune, nje
profesion dhe per t’i integruar ne shoqeri. Ne ja dolem pasi ne trajnuam dhe diplomuam me
dhjetera persona te cilet sot jane te punesuar dhe ushtrojne profesionin e tyre, ne Shqiperi.
Dermolife Akademi do te jete gjithmone ne mbeshtetje te individeve qe kerkojne te arrijne majat
ne fushen e se bukures, qe kerkojne nje punesim te sigurte, pavaresi, por edhe nje profesion i
cili ben shume njerez te lumtur!
Me ne, ju jeni te sigurte drejt karrieres!