
Estetistja në kryerjen e profesionit të saj duhet të ketë një sjellje ku të respektojë normat,vlerat morale dhe sociale të cilat janë: Profesionaliteti, Kompetenca, Sjellja Etike, Higjena dhe Pastërtia.
Katër pika të forta që luajnë një rol të rëndësishëm në karrierën e një estetisteje.
Sikurse është një profesion të cilit i jepet mundësia e takimit me shumë persona me karaktere të ndryshme me kalimin e viteve e kupton sesi duhet të jetë sjellja e saj përkundrejt një klienti, sidomos një klienti me teka.
Sekreti për ti fituar besueshmërinë e klientit është ti jepet një sodisfaksion i plotë.
Estetistja do të përballet dhe me klientët e vështirë që kalojnë nga një estetiste tek tjetra, kërkojnë një vend ideal ku në realitet nuk ekziston.
Klientët e vështirë kanë tendencën ti vënë në siklet, për këtë arsye:
- Nuk janë asnjëherë të kënaqur nga rezultatet e trajtimeve dhe e shfaqin shpesh verbalisht duke përdorur një ironi të tmerrshme, bëjnë thashetheme dhe flasin keq.
Sikurse klientja përdor ironitë duhet ta zbusë klientin pa reaguar duke u përfshirë në dialog duke e komplimentuar rreth mënyrës sesi ajo e përdor ironinë.
Gjithashtu klienti i vështirë, ka mungesë të dashurisë familjare kështu që duhet te jeni në gjendje ti sajoni nje histori sentimentale ose famijlare.