Lekura jone duhet te duroje shume gjate dimrit te ftohte. Nga ajri i thate deri te i ftohti i
hidhur ndryshimi i temperaturave kerkon shume per te trajtuar lekuren. Kjo eshte arsyeja pse
eshte e rendesishme te ndermarresh hapa sepse mbrojtja e saj eshte thelbesore gjate kesaj kohe
te vitit. Merrni nje hap te shpejte ne rutinen tuaj te dimrit per kujdesin e lekures me keto
keshilla qe do te ndihmojne ne mbrojtjen e lekures tuaj nga i ftohti.
EKSFOLIMI
Edhe gjate dimrit te ftohte, per te mbajtur nje regjim te shendetshem, lekura kerkon eksfolim te
rregullt. Filloni ta eksfolioni ate te pakten tre here ne jave. Ju mund ta beni kete çdo dite
nese lekura juaj eshte me e bute dhe me pak e prirur per tharje, vetem sigurohuni qe nuk po e
teproni shume dhe te jete ne proporcion me aq sa lekura mund te duroje. Injorimi i ketij hapi do
t'i lejoje qelizat e vdekura te lekures te grumbullohen ne lekuren tone, duke parandaluar
hidratuesin tuaj te depertoje thelle ne shtresat e lekures per ta ushqyer ate.
ZGJIDHNI NJe HIDRATUES Me POTENT, USHQYES DHE APLIKOJENI CDO DITe.
Perdorimi i nje hidratuesi me “te forte” nese mund ta quajme gjate dimrit eshte i nevojshem,
duke e aplikuar ate dy here ne dite. Produktet me te lehta per veren nuk do te sigurojne nivelin
e hidratimit qe i nevojitet lekures gjate ketij sezoni. Prandaj sigurohuni qe ta nderroni
hidratuesin e veres me nje me te forte dhe te pershtatshem per te luftuar nivelin e thatesise
dhe per te mbrojtur lekuren. Produktet me gjalpe shea jane gjithashtu nje mundesi e shkelqyer
per hidratim gjate dimrit.
SHMANGNI DUSHET E GJATA DHE Te NXEHTA.
Ndonjehere, nuk ka asgje me qetesuese sa nje dush, i gjate dhe i nxehte sidomos kur eshte shume
ftohte jashte. Por ne periudhen e te ftohtit kjo praktike eshte nje luks pasi eshte e demshme
per lekuren tuaj. Dushi i nxehte mund ta beje lekuren me te prirur ndaj demtimit qe si rrjedhoje
perfundon duke e dehidratuar ate. Mundohuni t'i shmangni minutazhet e zgjatura dhe koha e dushit
te minimizohet sa me shume qe te jete e mundur. Duke perdorur nje hidratues per trupin mund te
ndihmoje ne zvogelimin e dehidratimit gjithashtu.
PeRDORNI KREM DIELLI
Edhe gjate atyre diteve te erreta dhe gri me pak diell, rrezet UV ende ekzistojne dhe mund te
depertojne deri thelle ne lekuren tuaj. Ekspozimi ne diell eshte nje nga faktoret kryesore qe
shkakton plakje te parakohshme. Per te parandaluar kete aplikoni krem dielli ose nje hidratues
me SPF para se te dilni jashte. Mos harroni, vetem pse eshte e ftohte, ajo nuk do te thote qe
rrezet e demshme nuk jane te pranishme.
NDRYSHONI LLOJIN E MAKEUP-IT
Nese keni perdorur nje makeup me baze pluhuri, tani eshte koha te kaloni ne produktet me
perberje kremi. Ne vere, ne duhet te luftojme djersen e tepert dhe lageshtine ndersa dimri sjell
sfida te kunderta me thatesi te tepruar. Per ta mbajtur fytyren tuaj te duket e persosur dhe te
hidrtatuar perdorni hidratues, puder kremoze, sigurisht pa harruar edhe kremin e
diellit.
QeNDRONI Te HIDRATUAR DHE USHQEHUNI SHeNDETSHeM
Sezoni i dimrit mund ta beje te veshtire t’i rezistosh ushqimeve te shpejta dhe jo fort te
shendetshme. Por ajo çka ju konsumoni ka nje ndikim te drejtperdrejte ne menyren se si reagon
lekura juaj. Rezistojini ushqimeve me perqindje te larte yndyre dhe kalorie dhe ne vend te kesaj
konsumoni yndyrna te shendetshme. Mbroni lekuren tuaj nga moti i ftohte, qendroni te hidratuar
dhe pini te pakten 2 litra uje çdo dite.
BeNI SA Me SHUMe TRAJTIME FYTYRE
Moti i dimrit eshte i ashper kundrejt fytyres sone pasi eshte e ekspozuar shumicen e kohes. Nese
keni menduar per nje trajtim te fytyres, tani eshte koha me e mire per ta bere ate. Trajtimet e
ndryshme te bazuara ne varesi te nevojes se lekures mund te ndihmojne per ta bere lekuren tuaj
te duket me e hidratuar, e ushqyer dhe plot shkelqim gjate dimrit te ftohte.
Dimri influencon negativisht ne lekuren tone, por nese zbatojme hapat e duhur, si me lart do te
jete shume me e lehte per te pasur nje lekure perfekte edhe ne stinen me te ashper.