logo DermoLife Academy

Dermolife Academy eshte shkolle e Estetikes se Avancuar. Me nje program studimi 2-vjecar, e akredituar nga Ministria e Punes dhe Mireqenies Sociale

Orari
  • E Hene - E Shtune
    8.00 - 19:30
  • E Diel
    Pushim

Copyright ©2022 Dermolife Academy

Informacione

Kujdesi Ndaj lekures

Si te kujdesemi per lekuren gjate veres?

Dermatologet kalojne veren nen te njejten diell si pjesa tjeter e jona, por lekura e tyre arrin te menaxhoje per te qendruar e fresket dhe me shkelqim gjate gjithe sezonit. Sigurisht qe eshte pjese e rutines se punes, por edhe profesionistet duhet te punojne me shume per te parandaluar demtimin e lekures kryesisht ndaj ekspozimit ne diell gjate muajve te veres.

Por si te kujdesemi, cfare rutine duhet te ndjekim per te pasur nje lekure perfekte edhe gjate muajve te veres ku ekspozimi ndaj diellit eshte edhe me i larte?


1- Lehtesoni rutinen e kujdesit per lekuren tuaj.

Nese nuk jeni te veshur me nje pallto dimri, pse duhet veshur lekura juaj? Ne vere, rutina e kujdesit ndaj lekures duhet te jete pak me e lehte. Nxehtssia dhe lageshtia e veres do te thote qe mundeni nderroni nje pastrues me te rende (krem ose vaj pastrues) me nje produkt me te lehte si pershembull opsioni i shkumes.


2. Pervetesoni nje hidratues me qellim te dyfishte.

Per te lehtesuar rutinen e kujdesit te lekures, dermatologet rekomandojne perdorimin e nje hidratuesi te kombinuar me mbrojtesin e diellit gjate veres. Nje hidratues i lehte me SPF prej 30 ose me i larte mund te jete i mjaftueshem per shumicen e njerezve.
Shpesh here verehet se hidratuesit me te trashe çojne ne pore te bllokuara, inflamacion, dhe akne. Sidomos nese keni akne aktive ose lekure te yndyrshme, duke zgjedhur nje hidratues / SPF mund te ndihmoje ne mbajtjen e paster te lekures.


3- Por mos ndaloni perdorimin e hidratuesit plotesisht. Shtresa e djerses ne vere ne fytyren tuaj nuk llogaritet si hidratues. Pavaresisht se moti eshte i nxehte dhe me lageshti, prapeseprape duhet te hidratoheni. Edhe nese lekura juaj tashme ndjehet e yndyrshme ju duhet te ndiqni gjithmone pastrimin me nje hidratues. Hidratuesi mbron shtresen e jashtme te lekures, e cila e mbron nga ndotja dhe kimikatet e demshem dhe parandalon me tej acarimin ose thatesine e lekures. Ky eshte rasti kur hidratuesi i kombinuar me SPF ndihmon ne mbajtjen e shtreses se jashtme te ushqyer pa pasur ndjesine e rendeses ne lekuren tuaj.


4- Investoni ne nje serum me vitamine C te perqendruar

Vitamina C eshte e domosdoshme gjate gjithe vitit, por me shume e rendesishme eshte ne vere. Ajo ndihmon ne parandalimin e hiperpigmentimit, ne permiresimin e shfaqjes se rrudhave te imeta, dhe mund te ndihmoje ne prodhimin e kolagjenit.


5. Shtoni si hap te kujdesit per lekuren edhe eksfolimin e saj.

Dermatologet shpesh na kujtojne qe te mos e teprojme me perdorimin e eksfoliuesit por sezoni i veres e hedh disi poshte kete rregull. Nese keni lekure te yndyrshme, dermatologet sugjerojne te perfshini me shume eksfolim ne perkujdesjen e lekures suaj. Kjo nuk do te thote qe ta perdorni ne perditshmeri por provoni te rrisni gradualisht sasine gjate javes.


6- Shkurtoni kohen e dushit.

Midis stervitjeve, diteve te plazhit dhe veres shume prej nesh zgjedhin te bejne dush me shume se nje here ne dite. Dermatologet rekomandojne reduktimin e minutave ne dush. Larja e shpeshte ose dushi me uje te nxehte mund te çoje ne tharjen e lekures tuaj, duke çuar ne inflamacion dhe madje ne ekzeme.


7. Sigurohuni make up te mos bllokoje poret.

Shikoni me kujdes etiketat e produktit tuaj kozmetike dhe mbajini vetem ato qe nuk jane komedogjene (pra qe te mos bllokoje poret). Sidomos gjate veres rekomandohet qe fondatine te mos kete perberje qe do te bllokojne lekuren tuaj. Kjo mund perfshije opsione si nje krem dielli pluhur, nje primer oil free dhe nje fondatine te lehte.


8. Qendroni ne hije.

Te gjithe ekspertet rekomandojne qe pacientet ts veshin syze dielli dhe kapele te gjera si dhe rroba qe mbrojne lekuren nga dielli. Kjo nuk do te thote qe te vishesh me menge te gjata dhe kemishe ne çdo moment, por kur jemi ne plazh, duhet te ekspozojme sa me pak trupin ndaj rrezeve direkte te diellit. E rendesishme eshte te shmanget dielli i mesdites.


9. Mos harroni te hidratoheni.

Hidratimi sshte gjithmone i rendesishem per lekuren tone, por akoma me teper gjate veres. Konsumoni te pakten tete gota uji ne dite, te cilat premtojne se do te kene rezultate te shkelqyera per lekuren tuaj. Hidratimi gjithashtu mund te ndihmoje lekuren te sherohet pas nje djegie nga dielli.

SPF, SPF, SPF.

Ne fund, por me e rendesishmja dhe themelorja eshte: Vendosni krem dielli!

Cdo ekspert rekomandon perdorimin e SPF 30 ose me faktor me te larte ne te gjithe lekuren e ekspozuar ndaj diellit. Mos harroni gjithashtu duart, kembet, veshet dhe buzet. Eshte gjithashtu e rendesishme te theksohet se kremi mbrojtes duhet te riperseritet çdo dy ore, keshtu qe sigurohuni qe te merrni me vete mjaftueshem krem dielli ne ditet e gjata te pushimeve te veres.

Keshille e rendesishme: Vendosni nje alarm ne telefonin tuaj per te kujtuar veten per riaplikimin e SPF.