Si do te ndiheshit nese do te shkonit ne pune cdo dite per ti ndihmuar te tjeret te ndihen dhe
te duken shume mire?
Nje estetiste luan nje rol te rendesishem per ti bere njerezit te ndihen te relaksuar, te bukur,
te qete dhe te rigjeneruar.
Te shumta jane arsyet perse te rinjte duhet te zgjedhin te studiojne dhe te behen pjese e fushes
se estetikes, por si aryet me kryesore perse ju duhet te beheni estetiste:
1- Fillimisht eshte nje kenaqesi personale
Si nje estetiste, puna juaj eshte te ndihmoni njerezit te ndjehen mire me veten e tyre. Kush nuk
do te deshironte nje karriere qe frymezon besim, shendet dhe lumturi? Kjo mund te jesh ti!
2- Nje profesion shperblyes
Pervec perfitimeve nga ana personale dhe emocionale, nje karriere si estetiste ju ofron
potencialin per avancimin dhe rritjen tuaj profesionale. Sipas studimeve, deri ne vitin 2024,
punesimi i specialisteve te kujdesit per lekuren mendohet te rritet me 12%, qe eshte me shpejt
se mesatarja per profesionet e tjera. Gjithnje e me shume njerez jane te interesuar per
mireqenien e pamjes se jashtme dhe jo vetem, si rrjedhoje edhe se brendshmi na mundesojne te
ndihemi me mire. Ky eshte nje atribut te cilin estetistet mund t’ju ndihmojne ta permbushni.
Lekura eshte organi me i madh ne trupin tone, dhe ne duhet te sigurohemi qe produktet qe
perdorim per mirembajtjen e saj te jene te sigurta. Estetistet jane pikerisht ato qe ju
rekomandojne trajtimet dhe produktet per specifikat individuale qe ka lekura juaj.
3- Nuk ka asnjehere nje moment jo fryt-dhenes
Nese jeni ne gjendje te perdorni njohurite tuaja teknike ashtu edhe te kuptoni aftesite e
njerezve dhe cfare ata deshirojne, atehere te behesh estetist eshte nje vend i shkelqyer per te
qene pjese e industrise se bukurise. Njerezit keshillohen tek estetistet profesioniste per arsye
te larmishme si per: aknet, rosacea, trajtimet antiage, produktet e pershtatshme per lekuren
etj. Cdo klient dhe lekura e tyre ju jep nje mundesi unike per t'i ndihmuar ata dhe per ti bere
te ndihen shume mire. Çdo konsulte qe do te realizoni do te paraqese sfida dhe mundesi te reja
per te korrur sukses ju dhe klientet tuaj.
4- Do te keni mundesi te larmishme zgjedhje
Marrja e nje arsimimi ne estetike hap deren per te gjitha llojet dhe opsionet e karrieres.
Ndryshe nga rruget e tjera te karrieres ne industrine e bukurise, estetika ofron larmishmeri ne
vendet e e punes.
Ti mund te pergatitesh per t'u bere nje estetist mjekesor dhe te punoni ne ate fushe, te jeni
nje sipermarres i suksesshem ne fushen e estetikes, ose duke ushtruar profesionin si specilist i
estetikes ne biznese dhe qendra te ndryshme estetike.
Ne Dermolife Academy ne jemi deshmitare nga afer te te gjitha avantazheve qe gezon nje
estetist/e profesionist/e.
Te gjjtha atributet e mesiperme ne i kemi vertetuar nder vite tek studentet tane te cilet sot
ushtrojne profesionin e tyre ne qendra te ndryshme te bukurise por jane bere edhe sipermarres te
suksesshem duke pergatitur edhe ata te rinjte qe deshirojne te jene estetiste. Akademia jone do
te jete gjithnje e gatshme per t’ju konvertuar ne profesioniste te botes se bukurise, ju mjafton
te trokisni ne dyert tona!